Nuk bën emra por pohon që kërkohet një trajner në moshë e me përvojë
Romë, 26 qershor 2017 – Prej disa ditëve mediat sportive italiane këmbëngulin për interesim të Federatës shqiptare të futbollit për Pippo Inzaghi-n si zëvendësues i mundshëm i Gianni De Biasit.
Vetë De Biasi, i pyetur sot nga “Radio Anch’io Sport” ne Rai Radio 1, me të drejtë, nuk mund as ta konfirmonte e as ta mohonte këtë gjë por sipas tij “gjithçka është e mundur”.
“Janë tre katër emra që qarkullojnë – ka shpjeguar De Biasi. – Janë italianë ose me origjinë italiane, nuk mund të them më shumë se kaq. Kandidati që po kërkohet është një trajner jo i ri, por dikush me përvojë që vlerësohet”.