in

Themelohet partia “E Ardhme dhe Liri për Italinë”

 

Nga 11 deri më 13 shkurt u mbajt në Milano Asambleja Kushtetuese e grupimit politik të Gianfranco Finit, moment që shënon edhe lindjen zyrtare të partisë “E Ardhme dhe Liri për Italinë”. Në programin e forcës së re flitet edhe për imigracionin dhe ligjin e shtetësisë

Romë 15 shkurt 2011 – Lind zyrtarisht në mes të shkurtit, me asamblenë kushtetuese që u zhvillua në Milano, partia politike “E Ardhme dhe Liri për Italinë”, e udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini.

Prej disa muajsh, Fini dhe grupimi i tij ishin larguar nga Populli i Lirive, partia e Silvio Berlusconit, që së bashku kishin themeluar. E Ardhme dhe Liri tani kërkon dorëheqjen e Berlusconit, të përfshirë në një sërë skandalesh, dhe zgjedhje të reja.

Programi i partisë së re flet edhe për imigracionin dhe për reformën e shtetësisë. Partia e Finit sulmon qeverinë, që vë gishtin kundër imigrantëve për të gjitha problemet e sigurisë në vend. Ajo kërkon të modifikojë rregullat për marrjen e shtetësisë italiane, duke favorizuar brezat e dytë: sipas kësaj force, bijtë e imigrantëve, të lindur e të rritur në Itali, nuk mund të konsiderohen të huaj. Tashmë duhet parë se si do të konkretizohen këto qëllime në veprimtarinë politike të Finit dhe të njerëzve të tij.

Erinela Bitri del nga GF 11

Basha: “Shqiptarët pa viza nuk kërkojnë azil”