in

Shtetet e Bashkuara të Evropës dhe e ardhmja e Shqipërisë

Të premten më 24 maj në orën 15.00 në selinë e Partisë Radikale në Romë, takim mbi marrëdhëniet BE-Shqipëri

 

“Shtetet e Bashkuara të Evropës, mes mundësish e sfidash, dhe e ardhmja e Shqipërisë” është takimi i organizuar nga Partia Radikale në bashkëpunim me Forumin Albanians for EU, i krijuar para dy muajsh me qëllim informimi mbi politikat e BE-së. Do të mbahet më 24 maj në orën 15.00, në selinë e Partisë Radikale (Via di Torre Argentina 76) në Romë. 

Ky takim përkon me dy ngjarje të rëndësishme për Evropën, Shqipërinë e Italinë: zgjedhjet për Parlamentin Evropian (këtu votohet në 26 maj), vigjiljen e vendimit të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe zgjedhjet lokale në Itali, ku kandidojnë një mori shqiptarësh që flasin për një përfshirje të plotë të bashkësisë shqiptare në jetën italiane. Mes kandidaturave spikat për Parlamentin Evropian ajo e Geri Ballos. 

Relatorët e takimit përfshijnë politikanë italianë të gjithë spektrit politik (nga Radikalët mikpritës me Elisabetta Zamparutti tek Liga me senatorin Giuseppe Basini dhe e majta e PD-së me Titti di Salvo), kryetarin e liberal-demokratëve evropianë Graham Watson, ish-ministrin e Jashtëm italian Giulio Maria Terzi di Sant’Agata, ekonomistin Mario Baldassari dhe sekretaren për Marrëdhëniet e Jashtme të Partisë Socialiste shqiptare Teuta Vodo.
Do të marrin fjalën edhe ekspertja e fondeve të BE-së Ela Daci, publicisti Gjergji Kajana dhe juristi Ermir Lushnjari.

Takimi është i hapur për çdo lloj ndërhyrjeje nga publiku pjesëmarrës. Mund të jetë rasti të kërkohet mendimi i politikanëve e ekspertëve mbi ndikimin e shtimit të mundshëm të populistëve anti-zgjerim në Europarlament në procesin integrues shqiptar. Duhet pasur parasysh që parlamenti Evropian dhe Komisioni i BE-së kanë shprehur mendimin pozitiv për hapjen e negociatave të aderimit, por vendimi do të merret në qershor nga krerët e shteteve të vendeve anëtare. Për komunitetin shqiptar në Itali, prania e relatorëve shqiptarë përbën një mundësi për të trajtuar edhe probleme të tyre në emigracion që shkojnë përtej interesimit për Bashkimin Evropian.

“Politika italiane njeh e  vlerëson kontributin e komunitetit shqiptar” 

GIORNATE DEL CINEMA ALBANESE – A Roma, dal 31 maggio al 2 giugno