in

Nik Xhelilaj vlerësohet me çmim në Berlinale

Aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj vlerësohet si një ndër dhjetë talentet më premtuese nga 32 vende të botës, në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Berlin

Romë, 16 shkurt 2011 – Në mbrëmjen e ditës së martë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimeve “Shooting Stars 2011” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Mes dhjetë talenteve më premtuese nga 32 vende të botës, me këtë çmim u vlerësua dhe aktori 28-vjeçar Nik Xhelilaj, ashtu siç ishte bërë e ditur përpara pak ditësh nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare. Është hera e parë në historinë e këtij festivali, i njohur zakonisht me emrin Berlinale, që ky çmim i jepet një aktori shqiptar. Motivacioni i jurisë është “për rolin e Arbenit në filmin  “Shqiptari” ku aktor sjell të dyja, si intensitetin ashtu edhe butësinë, duke i dhënë kështu rolit një kompleksitet befasues”.

Çmimi “Shooting Stars”, që tingëllon “Yjet e shkëputura”, financohet nga Agjencia për Promovimin e Filmave Evropianë. Natyrisht që talentet e reja që nderohen me këtë çmim kanë perspektiva të mëdha karriere dhe kontaktesh.

Aktori Nik Xhelilaj ka kryer Akademinë e Arteve në Tiranë. Megjithëse ka luajtur vetëm tre filma, ai talenti i tij ka spikatur menjëherë. Roli që i dha rastin të shquhet në nivel ndërkombëtar që ai i Benit në filmin “Der Albaner” (Shqiptari) i regjisorit Johannes Naber. Ky film është në program në Berlinale më 20 shkurt në seksionin Perspektiva e Kinemasë Gjermane. “Der Albaner” rrëfen jetën në Gjermani të një emigranti nga Tropoja, Deri tani, përveç çmimit Max Ophuels në Gjermani, filmi është vlerësuar me çmime dhe në Moskë, Prishtinë dhe në Antalia.

Basha: Shqiptarët nuk kanë abuzuar me liberalizimin e vizave

Parlamenti i heq imunitetin Ilir Metës