in

Basha: Shqiptarët nuk kanë abuzuar me liberalizimin e vizave

 

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë sot në një takim konsultativ për ecurinë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, të biznesit dhe shoqërisë civile të përfshira në këtë proces. Dhe flet sërish për hapjen e shpejtë të zyrave të aplikimit për pasaportat biometrike pranë konsullatave në Itali e Greqi

Tiranë 15 shkurt 2011 – Mes të tjerash ministri Basha preku edhe çështjen e pasaportave biometrike duke premtuar sërish  hapjen e shpejtë të pikave të aplikimit pranë konsullatave në Romë e Milano: “Kemi aktualisht mbi 1,5 milion qytetarë me pasaporta biometrike, së shpejti bëhen funksionale pikat e aplikimit dhe shpërndarjes së pasaportave në katër qendra konsullore që u shërbejnë më shumë shqiptarëve jashtë atdheut që janë Roma, Milano, Athina dhe Selaniku dhe jemi gati të hapim edhe në pika të tjera konsullore jo vetëm në territorin e BE por edhe në ShBA në qoftë se do ta gjykojmë të dobishme për qytetarët tanë”. Deklarime të tilla po bëhen tashmë refren i deklaratave të ministrave tanë, të Jashtëm e të Brendshëm pa parë ende ndonjë rezultat. Asnjë zyrë për aplikim për pasaporta nuk është hapur deri më sot, me gjithë premtimet e shumta bërë emigrantëve nga autoritetet shqiptarë.

 

Cooperanti, dokufilm mbi kooperativat CEFA në Elbasan

Nik Xhelilaj vlerësohet me çmim në Berlinale