in

Bono për pushime, përjashtohen të huajt

 

vacanze.gif

Kontributet për të shkuar me pushime u rezervohen italianëve. Diskriminim? Fjalën e kanë gjykatësit

21 qershor 2010 – Pesë milionë euro të livruara dhe pesë të tjerë po arrijnë. Kështu qeveria financon “bonot për pushimet”, që mund të përdoren nga familjet me të ardhura të ulëta për të paguar një pjesë të pushimeve në plazh apo në mal në periudhën kur kushtojnë më pak, në të ashtuquajturin “sezon të ulët”.

“Një ndihmë e vlefshme për qytetarët, që ndihmon për të mbushur hotelet edhe gjatë periudhës së sezonit të ulët” tha para pak ditëve ministrja e Turizmit, Brambilla, duke dhënë lajmin e rifinancimit të iniciativës. “Bonot e pushimeve janë një kontribut në favor të pjesës më të dobët të shoqërisë në mënyrë që të gjithë të mund të shkojnë me pushime”.

Tamam “të gjithë” jo, pasi emigrantët që jetojnë rregullisht në Itali, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ky kontribut. Një rregull ky i sanksionuar edhe në modulin e kërkesës së bonove, në të cilët duhet vetëcertifikuar se je “shtetas italian, rezident në Itali dhe i regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile”.

Zyra kombëtare Kundër Diskriminimit, UNAR, i ka vënë në dukje ministrisë së Turizmit që përjashtimi i të huajve përbën diskriminim, pra është i paligjshëm, dhe Brambilla dhe të sajët kanë siguruar se në të ardhmen do të korrigjojnë këtë gjë. Por ndërkohë, bonot e pushimeve për këtë stinë u kanë shkuar vetëm shtetasve italianë.

Tani fjala i kalon gjykatësit, sepse një shtetas senegalez, i mbështetur nga Fondacioni Guido Piccini, i është drejtuar gjykatës së Brescias, një shtetase egjiptiane e një rumune, të mbrojtura nga Asgi dhe shoqata ‘Avokatë për asgjë’ i janë drejtuar asaj të Milanos. Në Brescia audienca e parë është fiksuar për nesër, ndërsa në Milano për në fund të korrikut.

Avokati Alberto Guariso ndjek të tria çështjet gjyqësore. “Nuk mund të ketë trajtime të ndryshme mes italianëve dhe të huajve në masat e mbështetjes sociale” thotë ai. Pa llogaritur që, nëse me bonot e pushimeve kërkohet të mbështetet industria e turizmit, “edhe të huajt mund tqë kontribuojnë për rimëkëmbjen e sektorit”.

Elvio Pasca

 

Fini: “Padania nuk ekziston”

Shtëpitë në atdhe i duhen deklaruar edhe tatim-taksave në Itali