in

Fini: “Padania nuk ekziston”

Replikon ashpër me legistët kryetari i Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini të nesërmen e mitingut tradicional në Pontida: “Padania është një shpikje propagandistike, që minon kohezionin kombëtar”. Më tej Fini vëren se “Gjermania në Botëror ka shumë lojtarë, emigrantë të brezit të dytë, provë e faktit se një shoqëri që duhet të përballet me të ardhmen e ka për detyrë të shtrojë problemin e integrimit të të huajve veçanërisht nëse këta njohin plotësisht disa vlera, duke betuar se do t’i qëndrojnë besnikë kushtetutës”

Romë 21 qershor 2010 – Duhet kundërshtuar propaganda legiste, përndryshe vihet në rrezik kohezioni kombëtar. Kështu ka thënë kryetari i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, gjatë kuvndit me temë “Patriotizmi republikan dhe Uniteti i Italisë” organizuar nga Fondacioni FareFuturo dhe Fondacioni Spadolini në Romë. Fjalët e Finit vijnë vetëm 24 orë pas mitingut tradicionale legist të Pontidës ku veç të tjerash, Castelli ka kërcënuar ndarjen e Italisë nëse nuk do të realizohet federalizmi.

Sipas Finit Padania është thjesht një “shpikje propagandistike-leksikore, një neologjizëm”. Por është e rëndësishme, sipas tij, që të mos kalohen lehtë, si fjalë në erë, “tentativa të zonjat” që arrijnë të ndikojnë në kulturën popullore  . “Thëniet e Legës që citon Padanian dhe bëjnë ironi me himnin kombëtar janë propagandë, por duhen kundërshtuar në mënyrë të prerë sepse rreziku i vërtetë është që kohezioni kombëtar të zbehet”. Përgjigjja më e mirë është një “aksion kulturor e pedagogjik që të ketë për qëllim riafirmimin e nocionit të kombit”.

Më tej Fini, duke iu kthyer temës së imigracionit, ka nënvizuar se si një manifestim sportiv si Botërori i Futbollit mëson diçka. Dhe pikërish që “në Gjermani po diskutohet pse në Kombëtare ka shumë që kanë shtetësinë gjermane por kanë prindër të lindur gjetkë. Është prova e faktit se një shoqëri që duhet të përballet me të ardhmen e ka për detyrë të shtrojë problemin e integrimit të të huajve veçanërisht nëse këta njohin plotësisht disa vlera, duke betuar se do t’i qëndrojnë besnikë kushtetutës dhe, duke u kthyer në bij të atij komuniteti, arrijnë deri sa veshin edhe fanellën e Kombëtares”.

Rreth nesh

Bono për pushime, përjashtohen të huajt