in

Gjykata e Strasburgut: “Kryqi nuk kufizon lirinë fetare të nxënësve”

Italia mund të vazhdojë të mbajë varur në shkollat e saj kryqin, sepse kjo praktikë nuk shkel të drejtën e shkollimit të bijve të familjeve ateiste apo jo të krishtera.

E ka vendosur Gjykata e Strasburgut, organizmi që vigjilon respektimin e të drejtave njerëzore në Europë. Sipas gjykatësve, kryqi nuk mund të ndikojë mbi nxënësit, siç mund të bëjë diskutimi i një mësuesi apo pjesëmarrja në orën e fesë. Ndërhyrja e Gjykatës ishte kërkuar nga një qytetare italiane sipas së cilës kryqet në klasa kufizojnë lirinë fetare dhe të drejtën e prindërve të edukojnë fëmijët sipas bindjeve të tyre. Fillimisht gjykatësit i kishin dhënë të drejtë gruas, por qeveria italiane kishte paraqitur ankesë, që tani është pranuar. Rasti ka ndezur debatin mes atyre që mbrojnë kryqin në klasa si simbol të identitetit të krishterë të

Italisë dhe atyre që besojnë se është një kërcënim për karakterin laik të shkollës.

Tema është shumë aktuale veçanërisht tani kur në bankat e shkollave ka edhe shumë bij imigrantësh të feve të tjera.

Paditet tifozi për sulmin racist ndaj një shqiptari

E ardhmja e dyshimtë e bërthamores në Itali