in

Flukset 2010: Lucca ka filluar të japë autorizimet

Sporteli unik i Lucca-s ka nisur me lëshimin e autorizimeve. Po të ecet me ritmet e premtuara, brenda një muaji, provinca duhet të shpërndajë të gjitha kuotat e vëna në dispozicion nga dekreti i flukseve 2010

Romë, 24 mars 2011 – Sporteli Unik për imigracionin i Prefekturës së Lucca-s, nga e hëna 21 mars, ka nisur të thërrasë punëdhënësit për t’u lëshuar autorizimet e punësimit të kërkuara prej tyre në kuadrin e dekretit të flukseve 2010. Takimet do të ketë çdo ditë nga ora 9 deri në 13, në selinë e sheshit Napoleone, me një mesatare prej 10 takimesh në ditë. Nga 4 prilli, takimet ditore do të shtohen pasi për to do të hapet edhe selia në rrugën Gramsci, pranë Drejtorisë provincial të punës.

Kuotat e rezervuara në dekretin e flukseve për province e Lucca-s janë 374, nga të cilat 34 për shqiptarë. Deri tani janë përpunuar 191 kërkesa: për autorizime hyrjeje punonjësish të varur, për konvertime të lejeve të qëndrimit për studime në lejeqëndrime për punë të varur dhe të lejeve të qëndrimit për punë stinore në leje për punë të varur (jo sezonale), duke u dhënë përparësi praktikave të konvertimeve, sipas udhëzimeve të ministries së Brendshme.

Lampeduza: San Marco merr 550 emigrantë

Ryshfet për lejeqëndrimin. Në pranga polici