in

Sot varrimi i Suela Lalës që humbi jetën në aksident rrugor

Një aksident i rëndë automobilistik në Fermo u merr jetën tre vajzave të reja, mes të cilave edhe një shqiptare. Varrimet bëhen sot në komunat e rezidencës.

Romë, 29 mars 2011 – Tre vajza njëzetvjeçare shkojnë për të kaluar një mbrëmje në diskotekë, por makina e tyre përplaset me një furgon. Këputen tre jetë dhe ëndrra. Vdiqën kështu, në orën 2 të mëngjesit e të hënës së shkuar në Porto Sant’Elpidio (Fermo), Laura De Santis, 21 vjeç, nga Fermo, Suela Lala, 20 vjeç, me origjinë shqiptare me banim në Monte Urano dhe Giada Gentili, 19 vjeç nga Grottazzolina. Suela,e bija e një familjeje shqiptarësh ishte diplomuar për llogaritare e punonte si shitëse në një dyqan veshjesh. Laura punonte në një qendër estetike ndërsa Giada kishte mbaruar shkollën për llogaritare.

Si të diela të tjera vajzat takohen në një bar në Porto San Giorgio, e pastaj hipin në makinën  Peugeot 107 të drejtuar nga Laura, për të shkuar një prej lokaleve në bregdet. Ndoshta asfalti i lagur, gjumi ose ndonjë problem i papritur shëndeti, bën që makina të dalë nga korsia e vet dhe të përplaset me shpejtësi të madhe me një furgon që udhëton në drejtim të kundërt. Drejtuesi, R. R., 52 vjeç nga Fermo, nuk ka asnjë mundësi për të evituar përplasjen shumë të fortë. Automjeti Peugeot përthyhet si të ishte kanaçe bosh, vajza e ulur në sedile e pasme, nga përplasja katapultohet mbi asfalt. Kur skuadra e zjarrfikësve, e nisur nga Civitanova Marche, ka arritur në vendngjarje tre vajzat ishin pa jetë.

Për të nxjerrë trupat nga automjeti u bë e nevojshme ndihma edhe e një reparti tjetër zjarrëfikësish të ardhur nga Ascoli Piceno. Të kota ndërhyrjet e personelit shëndëtsor: shoferi i furgonit nuk ka pësuar dëmtime, por është në gjendje traume. Rruga ka mbetur e mbyllur ndërsa karabinierët kanë punuar për të zbardhur mënyrën se si ka ndodhur aksidenti. Prokura e Fermos ka hapur një hetim mbi rasti dhe ka kërkuar ekspertizat e nevojshme. Në morgun e qytetit, ku prehen tre vajzat, turmë të afërmish e miqsh.

Suela ishte vajzë e vetme e mes lotëve nëna e saj i kërkon Zotit që ta marrë dhe atë me vete. Varrimi i Suelës do të bëhet sot pasdite në orën 16.00 në kishën San Michele në Monte Urano.

‘Lectio Magistralis’ e Presidentit Topi në Bologna

Cineca flet shqip