in

Itali: evazioni fiskal mbretëron sovran

Çdo kontribuent në Itali, për çdo 100 euro taksa që paguan, i fsheh arkave të shtetit 18 euro të tjerë

Në Itali, evazioni fiskal mbetet problem i rëndë. Sipas një studimi të fundit të Agjencisë së tatim taksave, enti publik që merret me taksat, kontribuentët italianë evadojnë 18 euro çdo njëqind që paguajnë.

Një e dhënë negative që përkeqësohet edhe më shumë po të mos mbahen parasysh punonjësit e varur dhe pensionistët, të cilëve taksat u mbahen drejtpërdrejt nga rroga dhe pensioni, kështu që kanë më pak mundësi për t-ia hedhur. Duke mbajtur parasysh vetëm ndërmarrjet dhe punonjësit e pavarur, evazioni mesatar arrin në 38 euro për çdo 100 të paguar.

Duke komentuar këto të dhëna partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë se nuk bën sa duhet  për të luftuar evazionin, madje e nxit atë duke parashikuar zbritje dhe falje fiskale. Akuzat hidhen poshtë nga qeveria, sipas së cilës nevojitet një reformë, e paralajmëruar prej vitesh por që kurrë nuk është bërë deri më sot.

BE: “lejeqëndim të përkohshëm për refugjatët nga Afrika e veriut”

Droga vjen prej Shqipërie…