Të premten më 15 prill 2011, ora 20.00
Circolo 8 Marzo
Rruga Pullino 1, Roma
Shoqata kulturore Arcobaleno, Ambasada e Shqipërisë dhe shoqata Occhio Blu Onlus, organizojnë një “Mbrëmje shqiptare në Romë” me shkrimtaren Serena Luciani dhe piktorin shqiptar Klement Zoraqi. Gjatë mbrëmjes do të përshëndesë të pranishmit ambasadori i Shqipërisë Llesh Kola.
Do të marrin fjalën Annarosa Iraldo që do të paraqesë Shoqatën Kulturore italo-shqiptare Occhio Blu, Giani Sega do të intervistojë piktorin Klement Zoraqi, ndërsa Antonietta Moretti do të paraqesë shkrimtaren Serena Luciani dhe romanin e saj “Terremoto a Tirana” të botuar nga Stampa Alternativa.
Gjatë mbrëmjes, në ambientet e klubit do të përurohet edhe ekspozita e piktorit Klement Zoraqi me punime të periudhës së realizmit socialist, për herë të parë në Romë.
Mbrëmja do të shoqërohet nga shfaqje filimesh dhe fotosh mbi Shqipërinë.
Lexo edhe:
Tirana socialiste e intrigave, dashurive dhe spiunëve