Qarku 2080 i Rotary International (R.C Roma Sud Ovest) në bashkëpunim me shoqatën Integra Onlus ka paraqitur, të hënën më 11 Prill 2011, pranë Bibliotekës CNEL, projektin ndërqarkor “Bimbi in volo per un sorriso” dedikuar fëmijëve dhe të moshuarve që jetojnë në zonat periferike të Shqipërisë e që janë subjekt i gjakmarrjes.
Që nga 2006 Integra Onlus ka ndërmarrë këtë projekt në favor të Shqipërisë, i finalizuar për të arritur një mbështetje konkrete, në veçanti për fëmijët dhe të moshuarit si shtresa më e dobët e nevojtare e shoqërisë.
Projekti, që ka si zonë dedikimi kryesisht Veriun e Shqipërisë, më shumë i prekur nga varfëria si dhe banorët e periferive, ka arritur të realizojë ndërhyrje të ndryshme ku mund të përmendim dorëzimin e ilaçeve Spitalit të Gjirokastrës realizuar në vitin 2008. Këto ndërhyrje kanë mundësuar edhe një koordinim më të mirë të punëve me qëllim vlerësimin e nevojave dhe individualizimin e programimin e fushave ku duhet të ndërhyhet në të ardhmen.
Për këtë arsye, shoqata Integra Onlus, e drejtuar nga Klodiana Cuka ka menduar për një fushatë të përhershme humanitare, që të ndihmojë jo vetëm për përmirësimin e jetës së personave më me pak fat, por mbi të gjitha të përpiqet që dhurojnë një buzeqeshje dhe një shpresë për një jetë më të mirë në vendin e origjinës.
Fushata humanitare ka arritur të ketë mes të tjerash edhe mbështetjen e Rajonit Puglia, i cili ka destinuar një kontribut për nisjen e aktiviteteve.
Rotary International Distretto 2080 Italia, i bashkuar në këtë iniciativë me Integra Onlus ka paraqitur këtë projekt ku mori pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, duke shënuar kështu një tjetër mundësi për të realizuar solidaritet mes njerëzve dhe në veçanti për të promovuar ndihma e mbështetje në favor të fëmijëve dhe të moshuarve, viktima të fenomenit të gjakmarrjes.
Sfond për këtë prezantim, me 11 prill në Bibliotekën CNEL ( Villa Borghese , Roma) ishin imazhet e fotografive të ekspozitës “20-anni di immigrazione albanese” të Vittorio Arcieri (Corriere della sera) inauguruar në muajin Mars në selinë e Ambasadës shqiptare në Rome.
Në hapjen e aktivitetit, moderatori Enrico Morbelli lexoi mesazhin e përshëndetjes dhe falenderimit që Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkodrës dhe Pult kishte dërguar në pamundësi që të ndodhej në këtë ditë për vëmendjen që projekti i drejtonte disa situatave. ” Situata – thuhej në mesazhin e Imzot Angelo Massafra – që nuk bëjnë dëm vetëm njeriut në vetvete, por gjithë shoqërisë sepse duke nxitur gjakmarrjen dhe nënshtrimin me forcë, preket rrjeti social në thelbin e tij d.m.th. respekti për njeriun”.
Guvernatori i R.I i Qarkut 2080, Roberto Scambelluri, nënvizoi faktin që tema ishte shumë e ndjerë nga të gjithë rotarianët dhe akoma më shumë këto raste kur flitet për drama, që prekin shtresat më të dobëta të shoqërisë. Ai theksoi gjithashtu që prezantimi i këtij projekti do të ketë pasqyrim në media, për të bërë të njohur këtë temë dhe për të mundësuar mbërritjen e mesazhit aty ku duhet.
Ishte më pas detyrë e Klodiana Cuka, presidente e Shoqatës Integra Onlus të prezantonte historinë e projektit, ndërhyrjet e realizuara deri tani dhe ato të projektuar në të ardhmen.”Falënderoj Rotary, që ka përkrahur këtë projekt, aq sa ta klasifikojë si një ndër më të rëndësishmit e këtij viti dhe t’i japë këtë evidentim. Gjithashtu – ka shtuar – ky projekt, mund të shërbejë edhe për të promovuar Shqipërinë tonë me të gjitha problemet që sot jeton vendi”. Ideja e projektit – theksoi Klodiana – lindi nga një takim më Imzot Angelo Massafra, i cili në 2004 na njohu me kushtet shumë të vështira të fëmijëve që jetojnë në fshatrat e veriut të Shqipërisë, ku dëbora zgjat deri në Maj e ku “shpesh fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë sepse ju mungojnë këpucët”, ose akoma me keq, situata e fëmijëve që qëndrojnë mbyllur ne “kulla” për shkak të gjakmarrjes, fenomen që gjen referim të gabuar dhe në kodin antik të ligjeve të maleve shqiptare, i njohur me emrin ligji i Kanunit.
Në fund, Klodiana Cuka shprehu gatishmërinë e Integra Onlus për të vënë në dispozicion të gjitha rezervat dhe eksperiencën e saj për të mbështetur iniciativat që Rotary mund të ndërmarrë për këtë projekt, duke dërguar mesazhin se çfarë ishte Kanuni, kush është Shqipëria e sotme, çfarë lloje fëmijërish përjetohen në Shqipëri, për të mundësuar kështu dërgimin pse jo të një buzëqeshjeje.
Në vazhdim, Giampiero Rocchi shpjegoi si kishte lindur dhe zhvilluar projekti i aprovuar dhe i financuar nga Rajone Puglia. Qëllimin final humanitar dhe social i iniciativës reflektohet dhe në qëllimet e Rotary dhe kjo ka bërë të lindë ideja e një bashkëpunimi mes dy shoqatave. Projekti ” Bimbi in volo per un sorriso” është prezantuar në Kongresin e 54 të R.I. i zhvilluar në Maddalena dhe është seleksionuar nga komisioni përkatës si një ndër tre projektet ndërkombëtare në vijim dhe është nisur zyrtarisht si projekt tre-vjeçar për tu prezantuar kështu edhe te Rotary Fondation, për të mundësuar një kontribut financiar, i cili do të shërbejë për të përmbushur edhe qoftë pjesërisht nevojat ekonomike të kësaj iniciative.
Kjo iniciativë, ka shpjeguar Rocchi, ka si partner aktiv Qarkun 2080, por dhe qarqe të tjera në Itali, në Shqipëri dhe ne Greqi , klubi i Korfuzit, të gjithë të koordinuar nga Rotary Club Roma Sud Ovest.
Siç është thënë dhe më lart, ndihmat që do të mblidhen janë të destinuara për shtresat në fjalë, me qëllim që të arrihet një përmirësim i kushteve të tyre të jetës materiale dhe morale, duke kërkuar të garantojë për fëmijët të drejtën për shkollim e të liruar nga gjakmarrja e Kanunit. Modaliteti i aksioneve për mbledhjen e ndihmave materiale dhe realizimi i ndërhyrjeve kërkojnë dhe bashkëpunimin e personave të vendit.
Ndërsa Albana Temali në diskutimin e saj që kishte qëllim njohjen me Kanunin, kushtet historike të lindjes së këtij sistemi antik normash të maleve shqiptare, fenomenin e gjakmarrjes dje dhe sot foli dhe për situatën e fëmijëve që janë përfshirë në këtë situatë, që gjenden “në gjak”. Një prezantim historik i nevojshëm, mbasi në mënyrë sintetike u nënvizua fakti që fenomeni i gjakmarrjes së sotme, i pranishëm e që përfshin një numër të kufizuar familjesh dhe fëmijësh e që i referohet Kanunit, nuk është tjetër vetëm një interpretim i gabuar dhe një degjenerim i tij.
Fëmijëria e mohuar e fëmijëve të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre (kullat), fushata mediatike, ndërhyrjet e shtetit dhe aktivitetet e shoqatave për të kontrolluar e kundërshtuar fenomenin ishin një tjetër aspekt i diskutimit që u mbyll duke nënvizuar faktin që “veprimet me synim luftën ndaj këtij fenomeni kanë qenë dhe janë, por fenomeni ekziston e kjo lë të kuptojë që mungon një koordinim i punëve mes institucioneve shtetërore dhe sociale për të zhdukur këtë fenomen.”
Në vijim Amleto Mattei, falë dhe kontakteve me Klubet e tjera të Rotary si ajo e Corfuzit, ku dhe jeton një komunitet i madh shqiptarësh, i shikonte projektet rotariane të menduara në përhapjen e kulturës, projekte edhe vjetore e me një impenjim ekonomik nga ana e Rotary, për të lehtësuar aktivitetin parësor të fëmijëve dhe të institucioneve.
“Në cilësinë e presidentit të Klubit tonë, jam angazhuar të çoj përpara këtë projekt dhe të njëjtën pjesëmarrje kam pasur dhe nga Klubi i Korfuzit dhe shpresoj në mbështetjen e ambasadës, për të pasur edhe mbështetjen e Klubeve rotariane që janë në Tiranë. Kultura shqiptare është mjaft e përgatitur për të luftuar këtë gjakmarrje e mënyrë jetese që nuk pasqyron pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare”
Ambasadori i Shqipërisë në Itali SH.T. Llesh Kola, në konkluzionet e tij i kushtoi rëndësi mbi të gjitha vëmendjes me të cilën duhet të shikohet ky fenomen, i cili njihet në Shqipëri, edhe pse është një fenomen i izoluar e që kundërshtohet në mënyra të ndryshme si nga institucionet shtetërore ashtu dhe ato sociale dhe që ka prekur një numër të kufizuar familjesh dhe fëmijësh, por që dhe njihen mungesa e rezultateve përfundimtare.
“Apeli im institucional e personal – theksoi ambasadori Kola, – është që duhet të punojmë së bashku me institucionet italiane dhe europiane, me të cilat Shqipëria po bën shumë për t’u afruar si me zhvillimin e saj ekonomi dhe me reformat, për të bërë presion politikës dhe institucioneve në Shqipëri ku ky fenomen njihet dhe është i izoluar dhe mund të kundërshtohet. Ambasadori Kola, nënvizoi gjithashtu se ky fenomen kundërshtohet nga shumica e popullsisë dhe ato pak familje, që ndjekin këtë normë e bëjnë sepse ndofta kanë frikë, sepse nuk besojnë te funksionimi i mire i ligjeve dhe pse janë viktima të aplikimit të gabuar të Kanunit.
“Është një problem që e njohim mirë, por është një problem i izoluar” aq më tepër, që kjo nuk është një normë e Kanunit, por e personave , të cilët nuk duan të njohin rregullat e shoqërisë në të cilën jetojnë dhe mbi të gjitha nuk duhet të lejojmë këtyre fëmijve që të rriten me këtë mentalitet gjakmarrje.”
Në fund, konkluzionet e Past Governator R.I. De Zuani shënuan dhe përfundimin e punimeve të kësaj dite dedikuar prezantimit të projektit ” Femijë në fluturim për një buzëqeshje” me shpresën që të gjeje mbështetje për të mundësuar nisjen e ndihmave për fëmijëve dhe të moshuarve në zonave të veriut të Shqipërisë, por dhe ishte një moment reflektimi nga ana e pjesëmarrësve mbi modalitetin e projektimit të programeve të ardhshme duke u nisur nga njohja e fenomenit që merret në konsiderate, një njohje që mund të dërgojë në një projektim më të mirë, për një ndihme konkrete, për të luftuar problemin dhe për të sjellë zgjidhje në bashkëpunim me institucionet dhe shoqatat lokale.
Ky aktivitet kishte patronazhin e Ambasadës së Shqipërise në Itali, AICCRE, Movimento Cristiano lavoratori, ASAL, Ministero della Gioventù, Giovane impresa, Ripartiamo da Noi.
Albana Temali