Ajo që konsiderohej një nga pretendentet për çmim, përfaqësuesja e Shqipërisë Aurela Gaçe, nuk mori votat e mjaftueshme për të hyrë në fazën finale të edicionit të 56-të të Eurovizionit, festivali evropian i këngës.
Në sallën Esprit Arena në Duseldorf të Gjermanisë, e mbushur plot e përplot me rreth 25 mijë spektatorë, mbrëmjen e të martës konkurruan 19 vende: Polonia, Norvegjia, Shqipëria, Armenia, Turqia, Serbia, Rusia, Zvicra, Gjeorgjia, Finlanda, Malta, San Marino, Kroacia, Islanda, Hungaria, Portugalia, Lituania, Azerbajxhani, Greqia. Rregullorja e festivalit parashikon që shtetet sponsorizuese të aktivitetit, këtë vit Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Gjermania, janë automatikisht të kualifikuara për në fazën finale.
Kënga e Aurela Gaçes, me titullin “Feel The Passion”, muzikë e Shpëtim Saraçit dhe tekst të Sokol Marsit, nuk hasi preferencat e publikut votues. Motivet e jugut të Shqipërisë, me sa duket nuk kanë tërhequr vëmendjen e dëgjuesve dhe jurisë, votat e përgjithshme të së cilëve vendosën fatin e këngëve.
Mbrëmë fazën gjysmëfinale e kaluan:
- Gjeorgjia: Eldrine – One More Day
- Zvicra: Anna Rossinelli – In Love For A While
- Hungaria: Kati Ëolf – What About My Dreams?
- Finlanda: Paradise Oskar – Da Da Dam
- Rusia: Alexej Vorobjov – Get You
- Islanda: Sjonni’s Friends – Coming Home
- Serbia: Nina – Caroban
- Lituania: Evelina Sašenko – C’est Ma Vie
- Greqia: Loucas Yiorkas & Stereo Mike – Watch My Dance
- Azerbajxhani: Ell/Nikki – Running Scared
http://www.youtube.com/watch?v=z4nb0Ja28Qg&feature=player_embedded