in

Farnesina fut sërish Shqipërinë në listën e vendeve me probleme

Ndërsa e përditshmja La Repubblica rendit Shqipërinë mes destinacioneve për pushime të mira e të lira, ministria e Jashtme italiane e fut vendin tonë në listën e atyre ku italianët mund të hasin probleme për shkak të situatës së nderë paszgjedhore

Romë, 22 maj 2011 – Pas një mungese disa mujore, emri i Shqipërisë futet sërish në listën e njësisë së krizës së Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, e cila informon italianët që përgatiten të dalin jashtë vendit, duke bërë sinjalizime të posaçme të krizave politike, sociale apo fatkeqësive natyrore. Në faqen www.viaggiaresicuri.it, ditët e fundit janë dhënë disa njoftime lidhur me zhvillimin e gjendjes në Shqipëri pas votimit, me synim informacionin paraprak për italianët që kanë në plan të udhëtojnë atje ose për shtetasit italianë që ndodhen në Shqipëri.

 “Për shkak të tensionit politik që po karakterizon fazën paszgjedhore në Shqipëri, janë të mundur manifestime te reja proteste jo vetëm në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit, si dhe bllokime të akseve kryesore rrugore kombëtare. Ftohen qytetarët italianë që të shmangin vendet ku ka grumbullime, të informohen vazhdimisht mbi gjendjen dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme”

Pas ngjarjeve të 21 janarit, kur Shqipëria ishte ndër vendet e “sinjalizuara” si potencialisht me probleme në rast udhëtimi, tani ajo është futur edhe një herë në listë, përkrah zonave më të nxehta: Tunizia, Libia, Ruanda apo Burkina Fazo.

 

Vigevano, vritet ne mes te rruges 33 vjeçari

Diana Kapo, sekretare e të rinjve të PD-së në Firence