in

Kontrata e qëndrimit nuk del në pension

Punëdhënësit duhet t’ua nisin Sporteleve unike për imigracionin edhe kur e kanë komunikuar punësimin. Direktivat e ministrisë së Brendshme

Romë 23 maj 2011 – Kontrata e qëndrimit, tani për tani, mbetet në fuqi. Kush punëson një të huaj duhet të vazhdojë t’ia nisë me postë të porositur Sportelit Unik për Imigracionin, përveçse ttë bëjë komunikimin e detyrueshëm të punësimit.

Le të bëjmë një hap mbrapa. Në kontratën e qëndrimit (modeli Q), të nënshkruar nga punëdhënësi dhe punonjësi i huaj, shënohen të dhënat e të dyve dhe kushtet e kontratës. Për më tepër, punëdhënësi deklaron që punonjësi ka një vendstrehim dhe angazhohet t’i rimbursojë shtetit shpenzimet për një riatdhesim të mundshëm.

Fillimisht, në komunikimin e detyrueshëm, ishin vetëm të dhëna dhe kushte të kontratës. Nga 30 prilli hyri në fuqi moduli i ri me dy fusha të shtuara, kushtuar pikërisht vendstrehimit të punonjësit dhe shpenzimeve të riatdhesimit.

Me një fjalë, ekzistojnë të gjitha premisat për të nxjerrë në pension kontratën e qëndrimit. Ç-kuptim ka të komunikosh të njëjtat gjëra dy herë? Por nga ministria e Brendshme, thonë tjetër gjë.

Departamenti i Imigracionit, me një qarkore të ditëve të fundit, njeh që komunikimet e punësimit janë “përpiluar duke përfshirë edhe të dhënat që deri tani përmbaheshin në modelin Q”. Por bëhet fjalë për një “thjeshtëzim” që do të aplikohet, në këtë fazë të parë, në rrugë eksperimentuese”.

Për këtë arsye, “komunikimi i detyrueshëm nuk do të zëvendësojë modelin Q, që ende duhet të transmetohet nga punëdhënësi në rast punësimi të ri”.

Nisja e komunikimeve të dyfishta ka orët e numëruara. “Po bëhen përshtatjet e nevojshme të sistemit – sigurojnë nga ministria e Brendshme – me qëllim që të arrihet në zëvendësimin e modelit Q me komunikimet e detyrueshme”.

Elvio Pasca

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme

KQZ RINUMËROI VOTAT{br}Basha shpallet kryebashkiak të Tiranës

IFAD, konferencë në Shqipëri{br}Sigurimi i të drejtave mbi tokën për të varfrit