in

Arjola Dedaj – Shqiptarja e pamposhtur

Historia e 29 vjeçares shqiptare, që edhe pse fati nuk e ka trajtuar aspak mirë, nuk është dorëzuar dhe ia ka dalë mbanë në jetë. Në programin “Invincibili” të drejtuar nga ish jena Marco Berry,  sot në orën 21.10 në Italia Uno

Romë, 15 qershor 2011 – Programi, siç e thotë edhe vetë titulli, rrëfen histori personash që edhe pse kanë hasur vështirësi të mëdha gjatë jetës së tyre, kurrë nuk janë dorëzuar. Dhe në fund të fundit, sot mund të thonë me krenari se ia kanë dalë mbanë.

Një nga personazhet e emisionit të sotëm, që jepet në Italia Uno në orën 21.10, është edhe Arjola Dedaj, 29 vjeçarja shqiptare që vuan nga retinite, sëmundje që shkakton humbjen graduale të shikimit. Kur ishte 17 vjeç ka ardhur në Itali me gomone, bashkë me vëllanë e të atin. Ka punuar në fabrikë për dy vjet e si ndihmës kuzhiniere për tre të tjerë. Rastësisht mëson për një kurs kompjuteri në institutin për të verbrit dhe vendos ta ndjekë. Sot ajo punon në Institutin për të verbrit.  E në kohën e lirë? Vallëzon (është kampione e vallëzimit standard) e luan baseball.

Amnistia fiskale: Rreth 65 miliardë lekë borxhi që qytetarët dhe bizneset do të kursejnë

Referendumi{br}Populli vendos