in

Amnistia fiskale: Rreth 65 miliardë lekë borxhi që qytetarët dhe bizneset do të kursejnë

E deklaron zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj, në forumin e biznesit zhvilluar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë

Tiranë 15 qershor 2011 – Detyrimet që bizneset dhe qytetarët i kanë strukturave tatimore dhe doganore, por që pritet të përfitojnë nga ligji i amnistisë fiskale, kapin vlerën e 65 miliardë lekëve. 
Mënyrat e përfitimit, si dhe zbatimi i ligjit në praktikë, u diskutuan  sot në Tiranë në forumin e zhvilluar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. 

Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, deklaroi se “detyrimet që bizneset dhe qytetarët i kanë strukturave tatimore dhe doganore, por që pritet të përfitojnë nga ligji i faljes, kapin vlerën e 65 miliardë lekëve”. Ai theksoi se amnistia fiskale do të jetë vetëm për qytetarët dhe bizneset. 

Kjo normë u jep mundësi shqiptarëve që të legalizojnë kapitalet e tyre, si dhe të anulojnë detyrimet tatimore të papaguara, të gjitha këto kundrejt disa tarifave minimale. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, sqaroi se “nga kjo amnisti do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset, për të cilët do të ketë falje të detyrimeve të papaguara deri në datën 31 dhjetor 2010”. Të gjithë qytetaret që kanë sjellë automjete nga jashtë, për të cilat nuk kane paguar detyrimet doganore, do të përfitojnë falje të gjobave dhe interesave të tyre, si dhe 50% të detyrimit doganor.

Sipas tij, kjo nismë përfshin rivlerësim të pasurive të paluajtshme për qytetarët, falje të gjobave të biznesit të vogël për mospajisjen me kasa fiskale, falje të detyrimeve tatimore për biznesin e madh për vitet 2009 dhe 2010, të gjitha këto kundrejt disa tarifave simbolike.
Përsa i përket biznesit të madh në vend, Rrushaj deklaroi se falja për këto biznese do bëhet për periudhën kohore 2009-2010.

Amnistia fiskale nuk vlen për zyrtarët dhe ish- zyrtarët, për të cilët deklarimi i pasurisë është detyrim ligjor.    

Ermonela Jaho e Inva Mula – Dy yje shqiptare në Arenën e Veronës

Arjola Dedaj – Shqiptarja e pamposhtur