Romë, 27 qershor 2011 – Konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, lajmëron në faqen e saj të internetit se të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për dokumentet pranë kësaj konsullate nga 28 prilli deri më 3 qershor, mund të paraqiten pranë saj për t’i tërhequr. Natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot.
Sipas lajmërimit on-line të Konsullatës, tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi. Nëse pasaporta mund të tërhiqet edhe nga një familjar (me faturën e aplikimi), kush ka paraqitur kërkesë edhe për letërnjoftimin elektronik, duhet të paraqitet personalisht në konsullatë.
Lexo edhe: Gjithçka mbi pasaportat biometrike shqiptare në Itali