in

Ndërhyrjet e NATO-s në Serbi, ndër “arsyet” e përbindëshit norvegjez

Anders Behring Breivik, 32-vjeçari që të premten tmerroi Norvegjinë dhe mbarë botën duke vrarë 93 të rinj e duke plagosur rreth 100 të tjerë, nuk është një terrorist islamik (siç nxituan të gjithë të dyshonin në një çast të parë) por një fondamentalist i krishterë, konservator anti-islamik.

Ndërsa duket se e ka pranuar të gjithë fajin, duke pohuar se ka vepruar i vetëm dhe ka kryer një krim “barbar por të nevojshëm”, gjithnjë e më shumë elementë po dalin në dritë mbi të.  

Vetëm pak orë para se të vinte në jetë idenë e tij të çmendur të kasaphanës, ka postuar në internet një memorial për të shpjeguar veprimin e ti që sipas të përditshmes norvegjeze VG është kopjuar kryesisht nga manifesti i Unabomber, Theodore Kaczynski kriminali amerikan i dënuar për dërgimin e pakove shpërthyese për 18 vjet rresht që kanë shkaktuar 3 të vdekur dhe 23 të plagosur. Sipas gazetës norvegjeze që ka krahasuar dy tekstet, norvegjezi ka ndërruar vetëm pak fjalë nga teksti  i kopjuar, duke zëvendësuar për shembull “e majta” me “multikulturalizmi” dhe “marksizmi kulturor”.

Në 1.500 faqet e shkruara në gjuhën angleze, me titull “2083 – A European Declaration of Independence” (2083 – Deklaratë Europiane e pavarësisë) del në pah që ai po punonte për vënien në jetë të masakrës nga viti 2009.

Me memorialin e tij, 32 vjeçari norvegjez hakërrehet kundër “frikës joracionale të doktrinave nacionalistike” që, dukee iu trembur ardhjes së “Hitlerëve të rinj”, “na pengon të ndalojmë vetëvrasjen tonë kulturore ndërsa kolonizimi islamik rritet nga viti në vit”.  Breivik nënvizon që nuk urren myslimanët por kërcënon dëbimin e tyre nëse nuk “do të asimilohen 100% brenda vitit 2020”.

“Nuk kundërshtoj të qenit e tyre ndryshe, por vlerësimi i tyre nuk do të thotë të mbështesësh gjenocidin e kulturës tënde” shton i riu duke iu kthyer kërcënimit të asgjësimit të kulturës evropiane nëse nuk merren masa në kohë. “Do të duhen 50-70 vjet para se ne europianët të bëhemi minoranca”, shkruan ai.

Dhe tregon edhe rrugëtimin e tij mendor që e ka çuar drejt vendimit për “të goditur”: meqë ka kuptuar që “lufta demokratike kundër islamizimit të Europës është e humbur, 40 vjet dialog me marksizmin kulturor/multikulturalizmin kanë përfunduar me një katastrofë”, Breivik vendos “të eksplorojë rrugë alternative kundërvënieje”, duke zgjedhur rezistencën e armatosur.

Në dokument i  referohet shpesh Serbisë, quan “të papranueshme” bombardimet e Shteteve të Bashkuara dhe të “regjimeve perëndimore” kundër “vëllezërve serbë që donin vetëm të dëbonin islamizmin duke kthyer mbrapsht në Shqipëri myslimanët shqiptarë”. Breivik pohon se ka njohur në internet eksponentë nacionalistë serbë” dhe të tjerë “individë në mbarë Europën”, duke hipnotizuar për të ardhmen formimin e një grupi që “do të realizonte rendin ushtarak dhe  gjykatën … Kalorësit templarë”.

Në memorialin e tij norvegjezi ilustron qartë programin e tij, duke nënvizuar mungesën e mëshirës me ironi të akullt: E nëse nuk je gati apo i aftë të vrasësh gra, atëherë duhet t’i qëndrosh larg rezistencës së armatosur dhe të konsiderosh mundësinë e krijimit të një blogu të djathtë”. Po të vendosësh të godasësh, pohon, “shpjego çfarë ke bërë në një dokument të shpërndarë përpara operacionit”, “mos kërko ndjesë e mos shpreh pendim” i bindur që “disa të pafajshëm do të vdesin thjesht sepse u gjendën në vendin e gabuar në çastin e gabuar” dhe “nëse për ndonjë arsye mbijeton e të arrestojnë kjo do të shënojë fillimin e fazës së propagandës”.

 

Në Shqipëri me Belle Air. Sa bagazhe mund të marrim me vete?

Në Shqipëri me Albanian Airlines. Sa valixhe mund të marr me vete?