Kush ofron një punë rastësore paguan personin që kryen punën me të ashtuquajturat “bono pune”. Nga vlera nominale e bonos, vetëm 75% i shkon punonjësit në xhep ndërsa 25% shkon në favor të INPS-it dhe INAIL-it si sigurime shoqërore për të.
Pagesa e punës rastësore bëhet përmes mekanizmit të “bonove të punës”, vlera nominale e të cilave është 10 (dhjetë) euro.
Por janë gjithashtu të disponueshme edhe bono të shumëfishta, me vlerë prej 50 (pesëdhjetë) eurosh, të barabarta me pesë bono të pandashme.
Vlera nominale përfshin kontributin në favor të administrimit të ndarë (gestione separata) të INPS-it (13%), që akreditohet në pozicionin personal kontributiv të punonjësit; atë në favor të INAIL-it për sigurimin kundër fatkeqësive në punë (7%) dhe kontributin për kompensimin e koncesionarit (në këtë rast është INPS) për administrimin e shërbimit (5%). Vlera neto e bonos (voucher) prej 10 eurosh nominalë është vetëm 7,5 euro, pra kjo është shuma që shkon në favor të atij që kryen punën.
Vlera neto e bonos së shumëfishtë prej 50 eurosh, pra shuma neto në favor të punonjësit është 37,50 euro.
Blerja e bonove dhe kthimi i bonove të papërdorura
Punëdhënësit mund të gjejnë bonot (vocher) në të gjithë territorin italian, pranë selive të INPS-it. Nga mesi i prillit 2010, falë një konvencioni mes INPS-it dhe FIT-it (Federazione Italiana Tabaccai), bonot mund të blihen dhe të kthehen në para (nga punonjësit që u është paguar puna me të tillë) është në pikë shitjet e cigareve. Tani për tani konvencioni po eksperimentohet në gjashtë krahina italiane (Lombardia, Veneto, Toscana, Lazio, Puglia e Sicilia).
Bonot “prej letre” të blera nga punëdhënësi, dhe të papërdorura, mund të rimbursohen, por vetëm duke i kthyer në një prej selive INPS, të cilat do të lëshojnë në favor të punëdhënësit një urdhërpagesë (bonifico) me vlerën e bonove të kthyera dhe do të lëshojnë një kupon (ricevuta).
Kthimi në para i bonove nga punonjësi
Kthimi në para i bonove “prej letre” nga punonjësit mund të bëhet pranë të gjitha zyrave postare në territorin italian. Nga mesi i prillit 2010, bonot mund të kthehen në para edhe në pikë shitjet e duhanit. Konvencioni po eksperimentohet në gjashtë krahina italiane: Lombardia, Veneto, Toscana, Lazio, Puglia e Sicilia.
Për të mundësuar kthimin në para të bonove (voucher) pranë zyrave postare dhe akreditimin e kontributeve shoqërore, këshillohet të shënohen të gjitha informacionet e kërkuara në bonon e punës duke përpiluar të gjitha fushat mbi kodin fiskal të punëdhënësit dhe atë të punonjësit, datën e nisjes dhe të përfundimit të punës.
Burimi: www.lavoro.gov.it
Lexo edhe: Puna rastësore plotësuese