in

Keli, mbarështruesi i lepujve

kelipic.gif40 vjeçari nga Bushati, një ndër finalistët e MoneyGram Award, rrëfen se si ferma e tij e rritjes së lepujve e ka bërë një nga sipërmarrësit më të mirë të huaj.

Edith Elise Jaomazava është shpallur më 20 maj sipërmarrësja e vitit 2010 nga MoneyGram, kolosi i transfertave të parave që për të dytin vit rresht vlerëson cilësitë më të mira të sipërmarrjeve etnike në Itali. Bashkë me të, në podium me çmimet e kategorive të ndryshme edhe Luz Adriana Poveda (çmimin për Rritjen), Hermes Gregorio Villalobos Plasencia (për Punësimin), Hannae Gemal Ali e Cristina Toma (për Sipërmarrjen e të Rinjve) dhe Hector Villanueva Infante (për Përgjegjësinë Sociale). 

keli3.gifNë finale arritën 15 të huaj që u përzgjodhën mes dhjetëra e dhjetëra sipërmarrësve që u prezantuan. Për kategorinë “MoneyGram Award për rritjen” mbërriti edhe 41-vjeçari nga Bushati i Shkodrës, Kel Gjondrekaj. I ardhur në Itali në vitin 1996, është vendosur në provincën e Cuneos ku dy vjetët e parë ka qëndruar klandestin e bën punë nga më të ndryshmet për të siguruar edhe lejen e qëndrimit Me të marrë dokumentet, një shtëpi e sigurohet me punë, në vitin 2000 tërheq edhe familjen, gruan dhe bijtë që sot janë 17 vjeç djali e 14 vajza dhe ndjekin shkollën. “Katër vjetët e parë kanë qenë të vështirë – tregon – sepse isha vetëm e kisha mall për të mitë”. Sot janë rezidentë në Roccabruna të Cuneos, dhe drejton një fermë të vogël për rritjen e lepujve. Kur e pyet se si i lindi ideja e kësaj veprimtarie, nëse bënte këtë profesion edhe në Shqipëri të thotë duke qeshur “as që e dija që ekzistonte një gjë e tillë. Kur erdha këtu nisa të punoja në një fermë të tillë dhe rasti deshi që të vazhdoja për vite me radhë”.

Deri në vitin 2007, kur vendosi të merrte me qira ambientet e nevojshme dhe të hapte personalisht një fermë për rritje lepujsh për mish e për riprodhim që sot furnizon me mish lepuri një pjesë të mirë të thertoreve të zonës. Me punë arrin që pas një rënieje fillestare të natyrshme, dy vjetët e fundit, me gjithë krizën e thellë ekonomike Keli rrisë ndjeshëm shitjet: +228% nga viti 2007 në 2008 dhe +36% nga 2008 në vitin 2009. edhe viti 2010 konsiderohet pozitiv. S ot furnizon me mish lepuri një pjesë të mirë të thertoreve të zonës. Dhe rritja e aktivitetit të tij i bie në sy Coldiretti-t, që ia propozon Moneygram-it për Çmimin e vitit 2010. jep një intervistë, i kontrollojnë të gjitha dokumentet fiskale e papritur thirret në Romë si një nga 15 finalistët për të marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve. “Nuk ma priste mendja që do të arrija deri në fund”, thotë me çiltërsi, “ferma ime është e vogël, por me sa duket është vlerësuar fakti që prodhimi ka pasur rritje në një kohë kur ferma të tjera si të mijat në zonë kanë mbyllur”.

E takuam ditën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve për të na treguar diçka nga përvoja e tij e veçantë.

Si vendose të hapësh një aktivitet të tillë?

Kel Gjondrekaj: jam nga Bushati i Shkodrës e kam ardhur në Itali në vitin 1996. Kam kryer punë të ndryshme fillimisht për të marrë dokumentet e qëndrimit. Me t’i marrë mu dha mundësia të punoja për ca kohë në një fermë për rritjen e lepujve dhe kështu mora këtë profesion. Pas shtatë tetë vjetësh që punova si punonjës i varur, së fundi isha përgjegjës për dy kapanone të një ferme të rritjes së lepujve, hapa aktivitetin tim. Tashmë janë tre vjet që kam fermën time të rritjes së lepujve me cikël të mbyllur, që do të thotë kam qoftë lepuj për riprodhim, qoftë lepuj për mish. Lepujt ua shes thertoreve të zonës me të cilat kam lidhur kontrata e më pas janë ato që therin dhe shesin mishin e lepurit.

keli1.gifPse vendose të lësh punën si punonjës i varur për të hapur një aktivitet tëndin privat?

Sepse, për të ta thënë ndershmërisht, ndihesha mirë në këtë ambient, sepse kisha fituar përvojë në këtë fushë, në këtë profesion. E thashë ta provoj, pse jo. Më pëlqen ky zanat. Edhe pse duket pak i çuditshëm, nuk janë të shumtë ata që rrisin lepuj, duhet të them që është një zanat që jep kënaqësi, shpërblen mirë…

Ke hasur vështirësi administrative si i huaj?

Nga ky këndvështrim, jo. Por vështirësitë e fillimit kanë qenë të mëdha, si për të gjithë: sa të fitosh klientelën tënde, me tregun që në këtë periudhë krize shkon keq, has vështirësi sa të duash. Por kur ke cilësinë, herët a vonë tregu të përgjigjet.

Cilësia është një nga pikat e tua të forta?

Padyshim. Siç është edhe serioziteti në punë, respektimi i kontratave qoftë të shitjeve qoftë të blerjeve, pagesat gjithnjë në kohë për të krijuar besimin e nevojshëm te klientët e furnitorët.

Mendon të lidhësh marrëdhënie me Shqipërinë?

Tani për tani marrëdhëniet e mia me Shqipërinë janë vetëm afektive. Nuk besoj që në të ardhmen e afërme të mund të shtrij aktivitetin tim edhe atje… Ferma ime është ende e re.

Keti Biçoku

Bota shqiptare 237 – 1 qershor 2010

 

 

 

 

 

 

 

Pagesat me bono pune

Sektorët produktivë ku paguhet me bono