in

Shqiptari me Audi Q7 kontromano ne autostrade vret kater vete

Shqiptari 35 vjeçar Ilir Beti shkaktoi në agimin e ditës së shtunë një masakër të vërtetë në autostradën A26 në pjesën Voltri-Sempione.

Automjeti i tij, një Suv Q7 me një vlerë rreth 70 mijë euro, një lloj tanksi civil, u përplas më një  Opel Astra në të cilën pesë të rinj francezë udhëtonin drejt Sllovenisë ku do të kalonin pushimet. Katër prej të rinjve Julienne Raymond dhe Vincent Luis Patrick Lorin, 27 vjeçarë, Julien Audrey, 24 vjeç, vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa Elsa Rita Emilie Desliens, ndërroi jetë disa orë më pas në spitalin e Alessandrias ku ishte çuar në gjendje shumë të rëndë.

Forcat e shpëtimit punuan gjatë për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina, ndërsa telefonat e tyre celularë vazhdonin të binin më kot për disa orë. Shtetasi shqiptar dhe një e re ruse që udhëtonte më të nuk kanë pësuar dëmtime. Pas një mbrëmjeje të kaluar në lokalet e Ligurias, çifti kishte hyrë në autostradë në Arenzano (Genova). Nga verifikimi që iu bë regjistrimeve të automjeteve, makina e drejtuar nga Ilir Beti ka lëvizur në drejtim të kundërt për rreth 30 km, në një zonë me pak trafik në atë orë. Prandaj për të rinjtë francezë nuk kishte patur asnjë mundësi shpëtimi.

Nga kontrollet ka dalë se Ilir Beti, që ka një ndërmarrje ndërtimi, kishte në gjak një tregues alkooli prej 1,51 mikrogram për litër, tre herë më i lartë se treguesi i lejuar ngë ligji. Ai ishte aq i dehur sa ka deklaruar se nuk e kishte kuptuar që po udhëtonte në drejtim të gabuar, kundër rrjedhës së makinave. Pasi është marrë në pyetje nga policia, ai është lënë i lirë. Është nën hetim për vrasje dhë lëndim pa dashje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Pizza, Mafia e Mandolino

Arrest shtepie, por s’ka shtepi. Perfundon ne burg.