in

Aksident rrugor. Vdes një vajzë 9 vjeçare

Familja shqiptare që kthehej nga Shqipëria në Zero Branco ku jeton, pëson aksident në Kroaci. Vdes vajza e vogël plagosen prindërit dhe dy vëllezërit

Romë, 5 shtator 2011 – Një tjetër aksident rrugor ka prekur komunitetin shqiptar. Viktimë ka mbetur një vogelushe 9 vjeçare, Kristina Kosta me banim në Zero Branco, Trevizo. Familja shqiptare po kthehej nga një periudhë pushimi në Shqipëri dhe me sa dihet deri tani, në Ogulin, të Kroacisë makina e tyre është përplasur rëndë. Prindërit e vajzës, së bashku me tre fëmijët e tjerë, ndodhen aktualisht të shtruar në një spital kroat, me plagë të rënda, por jo në rrezik jete.

Gazetat lokale bëjnë të ditur aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimi të gabuar dhe se kryefamiljari, Ndriçim Kosta, ka humbur kontrollin e mjetit. Kristina nuk ka qenë e lidhur në poltronën e makinës, prandaj forca e përplasjes e ka hedhur jashtë automjetit.

Familja shqiptare jeton prej gati njëzet vjetësh në Zero Branco , ku është e vlerësuar dhe e respektuar. Ndriçim Kosta, prej disa kohësh kishte humbur vendin e punës, por ka filluar të punonte si hidraulik për llogari të vet. Fqinjët dhe të njohurit përmendin gatishmërinë e tij për të ndihmuar të tjerët. E tani ai dhe familja e tij do të kenë nevojë për mbështetje për të përballuar humbjen e Kristinës, vdekja e të cilës ka tronditur dhe mallëngjyer thellë banorët e qytezës.

Lexo edhe: Si të udhëtojmë të qetë me fëmijë në makinë

Regjistrimi i popullsisë në Itali. Komunat punësojnë edhe imigrantët

Irene Pivettit në Vlorë: “Nuk ke vend këtu!”