in

11 shtator. Frattini: “Terrorizmi nuk mund të luftohet vetëm me ushtri”

Ministri i jashtëm italian Frattini shprehet për të përditshmen “La Stampa”, për një shtim të instrumenteve, ushtarakë por edhe politikë, diplomatikë, kulturorë, etj, për të luftuar urrejtjen dhe intolerancën

Romë, 12 shtator 2011 – Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, në kuadër të 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, pohon se terrorizmi nuk mund të luftohet vetëm me ushtri.

Në një letër për të përditshmen “La Stampa”, ministri shprehet për një shtim të instrumenteve, ushtarakë por edhe politikë, diplomatikë, kulturorë, etj, për të luftuar urrejtjen dhe intolerancën.

Për të, lufta kundër terrorizmit do të thotë më tepër solidaritet dhe bashkëpunim konkret, kryesisht në fushat e parandalimit, të bashkëpunimit mes policisë dhe institucioneve gjyqësore.

Frattini vë gjithashtu theksin në angazhimin e përbashkët dhe të prerë në luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore, pasi binomi terrorizëm-armë bërthamore përbën rrezikun kryesor të epokës sonë.

Nato: “Pas dimrit të 11 shtatorit, pranvera arabe gjallëron shpresat”

Gjobat. Ku t’i paguajmë dhe si të mbrohemi kur janë të padrejta