Desha të di se çfarë duhet të bërë kur merret një gjobë për shkelje të rregullave rrugore. Nëse gjoba konsiderohet e padrejtë, si mund të mbrohem?
Kur shkelet një normë e Kodit rrugor (dekretit legjislativ 285 i vitit 1992) forcat e rendit (Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, Karabinierët, Policia Financiare apo individë të pajisur me një pushtet të posaçëm, p.sh. ndihmës të trafikut) verifikojnë shkeljen dhe përpilojnë një procesverbal. Komunikimi i shkeljes mund të jetë i menjëhershëm, (p.sh. për një parkim në vend të ndaluar) ose, kur nuk është e mundur (p.sh. për një kalim me semafor të kuq) komunikimi i shkeljes bëhet më pas, nëpërmjet dërgimit të procesverbalit në banesën e pronarit të makinës apo motorit.
Kujdes: gjoba duhet të njoftohet zyrtarisht dhe të dorëzohet (notifica) brenda 90 ditëve nga data e shkeljes!
Kur njoftoheni për një shkelje e Kodit rrugor ka disa alternativa. Mund të paguani brenda 60 ditëve nga njoftimi i gjobës. Ose, nëse mendoni se gjoba është vënë padrejtësisht, mund t’i paraqitet ankesë Prefektit ose Gjyqtarit të Paqes.
Çfarë ndodh nëse nuk paguani
Nëse vendosni të mos paguani, është mirë të dini se 60 ditë pas njoftimit, gjoba do të dyfishohet. Përveç kësaj, gjoba nuk do të mund të kundërshtohet më dhe procesverbali do t’i dërgohet një enti të emëruar nga Komuna për mbledhjen e borxheve. Ky i fundit do të dërgojë një “kartelë pagese”, në të cilën shumës së dyfishuar të gjobës do t’i ngarkohen kundërvajtësit shpenzimet shtesë, interesat dhe shpenzimet e shërbimit. E njëjta gjë ndodh edhe kur gjoba paguhet me vonesë, pas afatit 60 ditor nga data e njoftimit.
Nëse vendosni të paguani, është mirë që ta bëni brenda afateve të parashikuara nga ligji, (pra brenda 60 ditëve mbërritja e letrës së porositur me procesverbalin e shkeljes). Siç thuhet dhe më lart, nëse pagesa bëhet pas 60 ditësh, shuma automatikisht dyfishohet dhe Komuna ia dorëzon gjobën entit përkatës për grumbullimin e kredive.
Pagesa mund të bëhet në zyrat postare dhe në disa pika shitjeje të duhanit.
Pas pagimit, është mirë të ruani për të paktën pesë vjet kuponin e pagesës. Kjo sepse ndonjëherë për gabime të administratës, pagesa nuk rezulton dhe si rrjedhojë fillon procedura për mbylljen e borxhit edhe pse pagesa është kryer.
Kur gjobën e konsideroni të padrejtë, mund të zgjidhni dy rrugë. Ankesa tek Prefekti ose tek Gjyqtari i Paqes. Të dy opsionet janë alternative, që do të thotë se nëse paraqitet ankesë pranë Prefektit nuk mund të paraqitet edhe pranë Gjyqtarit të Paqes dhe anasjelltas. Në të dyja rastet, afati për paraqitjen e ankesës është 60 ditë pas njoftimit të gjobës.
Ankimimi tek Prefekti
Ankesa duhet të dorëzohet në zyrat e Prefekturës së vendit ku është kryer shkelja. Ajo gjithashtu mund të paraqitet në zyrën ose komandën përkatëse të organit që ka bërë procesverbalin e shkeljes ligjore, ose mund t’i dërgohet kjo ankese me letër të porositur me firmë kthimi.
Arsyet e ankesës mund të jenë formale (për shembull, kur procesverbali u është dorëzuar dhe njoftuar pas afatit të parashikuar nga ligji, ose kur në procesverbal nuk janë përmendur rregullat e shkelur) ose arsyet mund të kenë lidhjet me arsyen e shkeljes (për shembull, nëse keni qenë të detyruar të kryeni shkeljen- të mendojnë për një defekt të makinës dhe që ju detyron ta parkoni atë përkohësisht në një vend të ndaluar apo në rastin e një gjobe për shpejtësi të tepruar, të shkaktuar nga një emergjencë siç mund të jetë nevoja për të shkuar në spital).
Nëse jeni të kërkohet që të dëgjoheni, vendoset një datë e cila më pas i komunikohet ankuesit. Në këtë datë është i thirrur pranë zyrave e Prefekturës për sqaruar çështjen e tij.
Prefekti, pasi ka marrë ankesën dhe të gjithë dokumentet nga organet që kanë hartuar procesverbalin e shkeljes ligjore, ka maksimumi 120 ditë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë apo do të hedhë poshtë atë. Në rast se ekziston kërkesa për t’u dëgjuar, kjo ndërpret afatin, i cili mbetet pezull deri datën kur është vendosur të bëhet seanca e dëgjimit. Pasi të jetë marrë vendimi, ka 150 ditë të tjera për t’ia komunikuar atë personit të interesuar.
Ndërsa kur Prefekti vendos të hedhë poshtë arsyet e ankesës, ai lëshon një urdhër të prerë me të cilin kërkon pagesën e dyfishit të gjobës administrative të kundërshtuar. Kundër këtij urdhri të prerë mund të bëhet gjithsesi ankesë tek Gjykatësi i paqes brenda 30 ditëve nga njoftimi.
Ankesa pranë Prefektit është e përjashtuar nga taksat. Nëse vendosni ta paraqesë nëpërmjet letrës së porositur, kostoja do të jetë vetëm ajo e dërgimit. Rekomandohet që ankesa të mos dërgohet në zarf, por me pako të porositur.
Ankesa tek Gjyqtari i paqes
Ankesa të Gjyqtari i paqes është një alternativë e ankesës tek Prefekti; edhe në këtë rast afati për paraqitjen është 60 ditë pas marrjes së njoftimit për procesverbalin e shkeljes.
Ky është një gjykim i vërtetë. Me paraqitjen e ankesës, emërohet një gjyqtar që do të gjykojë mbi arsyet e ankesës. Në gjykimin kundër sanksioneve administrative, pala që ka paraqitur ankesën mund të paraqitet në seancë pa ndihmën e një avokati, por kujdes: në rast se ankesa është përgatitur personalisht, është thelbësore paraqitja në seancë, përndryshe ankesa hidhet poshtë.
Ankesa duhet të shoqërohet nga origjinali i procesverbalit të kundërshtuar (është e mirë pra të bëni kopje për t’i mbajtur) dhe nga dokumentet që keni interes për të bashkëngjitur.
Ankesa, me dokumentet mbështetëse të bashkëngjitura, duhet të depozitohet drejtpërdrejtë në zyrat e Gjyqtarit të paqes, ose mund të dërgohet me postë rekomande me firmë kthimi (origjinalit të ankesë i duhen bashkëngjitur edhe 5 kopje).
Pas dëgjimit të ankuesit (ose avokati i tij) dhe pas vlerësimit të provave të sjella në mbështetje të ankesës, Gjykatësi do të japë vendimin. Vendimi i Gjykatësit mund të jetë pranimi ose hedhja poshtë e ankesës.
Në rast të refuzimi, kundër vendimit të Gjyqtarit të paqes mund të bëhet ankim në gjykatë dhe në këtë rast është e detyrueshme asistenca e një avokati.
Së fundi, duhet të mbahet mend se gjatë periudhës nga 1 gusht-15 shtator afati për të paraqitur ankesë prapë Gjyqtarit të paqes është i pezulluar, pra ndërpriten në fillim të gushtit dhe rifillojnë sërish nga 15 shtatori. Kështu, për shembull, nëse gjoba është njoftuar më 3 gusht, 60 ditët e afatit për t’u ankuar, fillojnë nga 16 shtatori e tutje.
Avv. Andrea De Rossi