in

Kalimash. Shembet galeria, vdesin dy miratorë

Nxirrnin krom privatisht, Xhezair Sulmataj, Besim Hutaj dhe Albert Sulmataj, ashtu sikurse ndodh rëndom  në Kalimash, kur sot pasdite galeria u shemb duke u marrë jetën dyve prej tyre. Ende nuk janë nxjerrë trupat

Tiranë, 13 shtator 2011 – Shembja e një pjese të minierës së Kalimashit, i ka marrë jetën  dy personave, teksa po punonin për të nxjerrë  krom në njërën prej galerive të braktisura të kësaj miniere.

Nga burime të Policisë lokale mësohet se “ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në minierën e Kalimashit, 20 km larg Kukësit, kur pas shembjes së një pjese të galerisë së braktisur të kësaj miniere, kanë humbur jetën Xhezair Sulmataj dhe Besim Hutaj, teksa grumbullonin  krom në afërsi të sektorit të vjetër të Kalimashit.

Forcat e policisë së Kukësit dhe banorë të zonës së Kalimashit kanë vazhduar edhe në mbrëmje operacionin për nxjerrjen e dy punëtorëve që kanë mbetur në thellësitë e një galerie.
Dëshmitarë nga vendngjarja pohojnë se “nga momenti i aksidentit të martën pasdite, dhe deri në mbrëmje, është punuar pa ndërprerje për rihapjen e galerisë, por operacioni është penguar nga një gur i madh duke vështirësuar nxjerrjen e trupave të dy punëtorëve”

Dy punëtorët kanë qenë duke punuar për grumbullimin e kromit privatisht, ashtu sikurse ndodh rëndom  në Kalimash, ku dhe u shemb galeria në sektorin e vjetër të minierës.  

Bashkë me ta ka qenë duke punuar dhe Albert Sulmataj, 23 vjeç, i cili ka mundur të dalë nga thellësia, ndonëse i plagosur rëndë. 23 vjeçari është transportuar në spitalin ushtarak të Tiranës të martën në mbrëmje. Dy muaj më parë në minierën e Kam Tropojës humbi jetën një grua, ndërsa mbeti i plagosur bashkëshorti i saj.

Elegji për Skerdilajd Konomin

“Arratia e Shqiponjave”. Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në Bari