in

Zbulohen 370 kg marijuanë në një kontejner të ardhur nga Shqipëria

Romë, 13 tetor 2011 – Agjencia e lajmeve Ansa bën të ditur se sot është sekuestruar në portin e Ankonës sasia më e madhe e drogës nga viti 2009. Një kontejner, në pamje të parë bosh, i zbritur në portin  Ankonës nga trageti i nisur nga Durrësi, në të vërtetë fshihte një mall shumë fitimprurës. Plot 370 kg marijuanë të cilësisë së lartë të ndarë në 112 kuti, të futura në tavanin e dyfishtë të kontejnerit, me një vlerë, nëse hidheshin në treg për 3,5 milion euro. Kur, katër orë pas zbarkimit të tragetit, një kamionist shqiptar ka ardhur të tërheqë kontejnerin, ka gjetur agjentët e financës me prangat gati për të.

Shqiptari 45 vjeç rezident në Lazio dhe i punësuar pranë një ndërmarrjeje transporti ka shpjeguar se duhet të transportonte marijuanën në Gjermani, por ky version nuk është besuar nga komandanti provincial i Guardia di Finanza i Anconas, kolonel Gianfranco Carozza. Në konferencën e shtypit ai ka shpjeguar që 112 pakot ishin shënuara me germa të ndryshme, që i shtyn agjentët të besojnë se ato nuk i shin vetëm për një organizatë kriminale të vetme.  

Lexo edhe: Sipas kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë shqiptare, në brigjet tona u është prerë rruga trafiqeve

Java e Kulturës shqiptare në Trieste, falë studentëve të ASAT

Il fotografo Dritan Mardodaj, a Roma con “Ordine e Caos”