in

Transplantimi i veshkës në Torino i shpëton jetën vogëlushes shqiptare

Transplantimi i njëqindtë i tipit pediatrik në spitalin Molinette të Torinos i ka shpëtuar jetën një pesëvjeçareje shqiptare të sjellë në Itali apostafat për këtë ndërhyrje kirurgjikale

Romë, 9 nëntor 2011 – Nga Tirana në Torino për një veshkë të re. Protagoniste një vogëlushe shqiptare që vuante nga veshkat dhe që falë ndërhyrjes së Fondacionit Fëmijët shqiptarë u soll në Torino në 6 qershor t këtij viti dhe u vu në radhën e pritjes për transplantim. Para pak ditësh, më në fund ndërhyrja kirurgjikale e transplantimit të veshkës që doli me sukses. Vajza e vogël duhet të qëndrojë akoma edhe gjashtë muaj të tjerë për kontrollet e domosdoshme pas një operacioni të tillë. Qoftë shtrimi i vajzës, qoftë transplantimi u bënë falas falë marrëveshjes mes spitalit Molinette, krahinës Piemonte, Fondacionit Fëmijët shqiptarë dhe Fondacionit Compagnia San Paolo. Ky i fundit mbuloi shpenzimet e udhëtimit, të ngrënies dhe të fjetjes për vogëlushen dhe prindërit.

Ndërhyrja u krye në Qendrën e Transplantimit të spitalit Molinette të Torinos dhe shënon rastin e 100-të të transplantimit në pediatri.

 

“Imigrantët? Ja pse janë ekonomikisht të vlefshëm për shoqërinë”

Aspettando il centenario dell’Indipendenza tra gli albanesi di Parma