Nga kurset e gjuhës tek ndërhyrjet për të rinjtë, nga orientimi për punë tek ndërmjetësimi kulturor. Botohen lajmërimet e ministrisë së Brendshme. Kërkesat paraqiten on-line, nga 6 dhjetori
Romë, 2 dhjetor 2011 – Mbi 16 milionë euro për të financuar projekte me “vlerë territoriale” kushtuar imigrantëve.
Mbërrijnë nga “Fondi evropian për Integrimin e qytetarëve të vendeve të treta”, i administruar në Itali nga ministria e Brendshme, që sot ka botuar në sitin e saj 9 lajmërime publike për po aq “Aksione”, bashkë me udhëzimet dhe kopjet e formularëve. Kërkesat do të mund të paraqiten vetëm on-line, nga 6 dhjetori deri më 21 shkurt 2012 (me përjashtim të “Aksionit 9”, afati për të cilin skadon më 31 janar).
Pjesa më e madhe e financimeve u kushtohen “Formimit gjuhësor dhe edukimit qytetar” (4,1 milionë euro) dhe “projekteve për të rinjtë” (4 milionë). Të tjerat janë për “Ndërmjetësim shoqëror dhe dialog ndërkulturor” (2,3 milionë), “Orientim në tregun e punës dhe mbështetje e punësisë” (2,25 milionë), “Promovim për afrimin në tregun e strehimeve” (1,8 milionë), “Capacity building” (1,2 milionë dhe “Shkëmbime përvojash dhe praktikash të mira” (0,45 milionë).
Shiko lajmërimet dhe fotokopjet e formularëve për paraqitjen e kërkesave