in

Sekuestrohen 165 kg marijuanë e arrestohen dy persona

U gjejnë 28 kg drogë në një garazh dhe 137 kg të tjerë në një kapanon industrial. Arrestohen një shqiptar dhe një italian

Romë, 5 dhjetor 2011 – Policia e Perugias ka sekuestruar 165 kg marijuanë pas një operacioni të zhvilluar mes Umbrias dhe Venetos, dhe ka arrestuar dy persona rreth të 30-tave: një shqiptar rezident në Santa Maria degli Angeli dhe një italian nga Pistoia.

Dy të rinjtë janë kapur pasi kanë transportuar me furgonin e italianit 28 kg marijuanë në një garazh në Bastia Umbra. Pas verifikimeve të ndryshme dhe duke kontrolluar trajektoren e rrugës sëë furgonit, forcat e rendit kanë arritur të zbulojnë edhe pjesën tjetër të drogës në San Donà di Piave. Në një kapanon të madh industrial, janë gjetur edhe 137 kg të tjerë marijuane.

Policia po heton për të gjetur prejardhjen e drogës e për të verifikuar me saktësi përgjegjësinë e secilit prej të arrestuarve dhe të të tjerëve që mund të jenë implikuar në këtë çështje.

 

Mashtronin imigrantët. Arrestohen nëntë punonjës poste

Çështje penale kundër kryetarit të Komitetit të Pajtimit