“Artistit Reshat Arbana, për personalitetin, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori dhe ngjarje duke i pasuruar me origjinalitet, humanizëm dhe kulturë”. Këtë motivim ka çmimi “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” me të cilin është vlerësuar aktori shqiptar gjatë spektaklit “Nëntori i Dytë” të organizuar në quadri e Javës së kulturës shqiptare të organizuar në Parma nga shoqata Scanderbeg me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë. Çmimi i është dorëzuar nga shoqata Scanderbeg, në emër të diasporës shqiptare në Itali apo më mirë të 24 shoqatave dhe mediave.
“Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju prezantoj sot, një nga artistët më të mëdhenj që Shqipëria ka. I njohur nga të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve. Është artisti i popullit, dhe së fundmi është nderuar me titullin “Nder i kombit”. Sot duam t’i japim çmimin “Skënderbeu”, për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Këtë çmim po ia japim në emër të gjithë diasporës shqiptare të organizuar në Itali, Artistit të Popullit Reshat Arbana” është shprehur përgjegjësi organizativ i shoqatës Scanderbeg, Durim Lika, teksa i dorëzoi çmimin.
Një çmim i tillë, i ngritur me iniciativën e Scanderbegut të Parmës dhe me mbështetjen e 24 subjekteve, i jepet për herë të pare një figure të shquar shqiptare. Mendimi i shoqatave është që çmimi t’i njihet çdo vit një personaliteti të shquar shqiptar të propozuar e të konsultuar mes të gjitha subjekteve.
Shoqatat dhe rrjetet që vendosën dhënien e çmimit “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali”: