Muhamed Gjoka, punëtor ndërtimi, ka vdekur dje pasdite në një kantier në Assago në provincën e Milanos
Romë 7 dhjetor 2011 – Muhamed Gjoka 45 vjeç, prej vitesh rezident në Bergamo me gruan e dy fëmijë, dje pasdite ka humbur jetën në një aksident në punë.
Dje rreth orës 16.30, ai ka rënë nga 10 metra lartësi, teksa punonte mbi skela në kat të dytë të një shtëpie në Assago të Milanos. Që në fillim është parë që gjendja e tij ishte e pashpresë. Personeli i ndihmës së shpejtë e ka gjetur në arrest kardiak por ka mundur ta rianimojë për një orë e gjysmë, fillimisht në vendngjarje e më pas në spitalin Humanitas të Rozzanos ku edhe ndërroi jetë.
Mbi shkaqet e aksidentit po heton policia lokale dhe Asl i zonës. Gjoka punonte për një ndërmarrje që kish fituar tenderin për ndërtimin e një kompleksi të madh rezidencial.