in

Baby sitter, duhet të ndjek punëdhënësit kur shkojnë me pushime?

Punoj si baby sitter dhe banoj pranë një familjeje italiane. Për pushimet e verës, familja dëshiron të transferohet në shtëpinë në plazh. Po unë ç’duhet të bëj? Duhet të shkoj patjetër me ta?

Punonjësi që bashkëjeton me punëdhënësin, nëse ky i fundit ia kërkon, është i detyruar të ndjekë punëdhënësin e të shkojë me të në të ashtuquajturën, rezidencë dytësore.

Natyrisht marrëdhënia e punës nuk do të pësojë asnjë ndryshim prandaj do të kesh njësoj të drejtë për pushimin javor si të punoje në rezidencën e zakonshme. Në rast se të duhet të shpenzosh për udhëtimin për të shkuar në rezidencën e përkohshme të punëdhënësit, ky i fundit duhet të të rimbursojë shpenzimet.

Nëse në letrën e punësimit nuk është parashikuar asgjë lidhur me transferimet, punëdhënësi yt duhet të të njohë një dietë ditore të barabartë me 20% të pagës ditore minimale të parashikuar nga kontrata kolektive e punës, për të gjitha ditët kur ke qenë në transfertë.

Kështu, nëse në letrën e punësimit nuk është përcaktuar asgjë e veçantë,  duhet të ndjekësh punëdhënësin në rezidencën e tij verore, por duke pretenduar dietën. Në rast se nuk pranon punëdhënësi mund edhe të të heqë nga puna, por padyshim nuk humbet të drejtën e shumës në para TFR që ke maturuar deri në atë çast.

Avv. Mariangela Lioy

Lexo edhe: E drejta e pushimeve

Lo scafo della Kater i Rades non sarà rottamato

Konvertimi i patentave shqiptare