in

Përzgjidhen këngët e Natës Gala të festivalit të këngës në RTSh

Në pesëdhjetëvjetorin e tij Festivali i Këngës, që nis më 26 dhjetor, do të ketë një natë kushtuar 26 këngëve më të mira ndër vite. E ju cilën këngë do të zgjidhnit?

Tiranë, 21 dhjetor 2011 – Që në përgatitjet e para të Festivalit të Këngës në RTSH është bërë e ditur se në këtë edicion të 50-të të tij, do të ketë edhe një Mbrëmje Gala, ku do të interpretohen 26 këngët më të mira ndër vite.

Ndër këngët që do të interpretohen në natën e tretë të festivalit të fundvitit, 28 dhjetor, janë përzgjedhur: “Fëmija i parë”, “Flakë e borë”, “Të dua o det”, “Valsi i lumturisë”, “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”, “Dhuratë për ditëlindjen”, “Kënga e nënës”, “Veç një herë troket”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Jon”, “Pesha e fatit”, “Pyes lotin”, “Ante i tokës sime”, etj.

Gjatë natës retrospektive të Festivalit të Këngës në RTSH, këngët më të njohura ndër vite do të interpretohen nga këngëtarë si Myfarete Laze, Sherif Merdani, Frederik Ndoci, Irma dhe Eranda Libohova, David Tukiçi, Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Mira Konçi, Manjola Nallbani, Juli Ndoci, Aleksandër Gjoka, Viktor Tahiraj, Rovena Dilo, etj.

Këngët janë përzgjedhur nga një komision me anëtarë Robert Radoja, Fatmir Hysi, Zana Shuteriqi dhe Thoma Gaqi. 
Ndërkohë që edhe pesë ditë na ndajnë nga nata e parë e festivalit, provat vazhdojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku këtë vit do të ngjiten këngëtarë të rinj e ata që kanë bërë historinë e këtij festivali.

E ju cilën këngë do të zgjidhnit ndër ato më të mirat e festivaleve?

INSTAT. Popullsia e Shqipërisë është pakësuar

Rimini. Mban me vete çeqe për 200 mijë euro. Denoncohet