Ndal hyrjeve parme flukseve? Nënsekretarja e ministrisë së Punës Cecilia Guerra: “Është i rëndësishëm mendimi i teknikëve, por akoma nuk është vendosur në këtë aspekt”. Ndërkaq qeveria po diskuton mbi të parregulltit
Romë, 17 janar 2012 – Mendimi negativ i teknikëve ka rëndësi, por qeveria ende nuk ka thënë fjalën e fundit mbi flukset. Dhe është akoma herët për të folur edhe për problemin e gjysmë milioni imigrantësh të parregullt në Itali. E ka shpjeguar të martën për stranieriinitalia.it nënsekretarja e ministrisë së Punës Cecilia Guerra, pas prezantimit të portalit Integrazionemigranti.gov.it.
“Portali – ka thënë Guerra – u drejtohet veçanërisht të huajve në Itali, për t’u dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për t’u ndier si në shtëpinë e tyre. Niset nga pengesa e parë që haset, ajo e gjuhës , për të kaluar në një seri shërbimesh që ofrohen në territor nga krahinat, entet lokale dhe sektori i tretë, që të gjitha subjekte që mund t’i jenë të dobishme të huajit në rrugëtimin e integrimit dhe në rrethana të ndryshme të jetës”.
Integrazionemigranti.gov.it u shërben edhe atyre që ofrojnë këto shërbime?
“Natyrisht, sepse vë në rrjet organizzata publike dhe të sektorit të tretë, u lejon të njihen por edhe të kenë informazione mbi gjithçka ekziston në territordhe cilat janë fushat e pambuluara. Prandaj ishte e pashmangshme përfshirja e Krahinave dhe e Komunave. Objektivi është ambicioz, por në qendër është integrimi”.
Portali lind pas Planit Kombëtar për Integrimit i miratuar nga qeveria pararendëse. Mendoni të rishikoni Planin, apo mendoni se është i mirë?
“Sigurisht integrimi mbetet objektivi themelor i kësaj qeverie që është në kompetencë të disa ministrive pikërisht për ta çuar përpara pa bërë hapa pas. Nëse do të ketë vend për përmirësime do t’i bëjmë, por pa revolucione mbi gjëra që janë nisur e vlerësohen pozitivisht”.
Teknikët e ministrisë së Brendshme dhe të Punës këshillojnë të mos lejohen hyrje të reja për punë. Mund të konfirmoni që këtë vit nuk do të ketë dekret fluksesh?
“Është e parakohshme të bëhen deklarata mbi këtë aspekt. Nga mbledhja me teknikët kemi pasur një këshillim shumë të vyer, por ende nuk është marrë një vendim politik. Mbi dekretin e flukseve nuk është thënë akoma fjala e qeverisë”.
Çfarë do të bëni për 500 mijë imigrantët e parregullt?
“Tani për tani nuk ka një vendim të qeverisë që mund t’ju komunikoj. Padyshim mund të them që kemi në qendër të vëmendjes edhe këtë temë”.
Elvio Pasca