in

Mblidhet komisioni parlamentar për shkarkimin e Spahiut. A është e ligjshme?

Komisioni i Ligjeve pritet të nisë sot procedurën për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, të kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së

Tiranë, 18 janar 2012 – I paralajmëruar nga kryeministri Berisha, shkarkimi nga detyra e nënkryetarit të KLD-së është kërkuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së dhe për shqyrtimin e procedurave të shkarkimit të tij mblidhet sot Komisioni i Ligjeve.

Sipas kërkesës së demokratëve, Kreshnik Spahiu “ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin e drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur”.
Nga anë e tij, Kreshnik Spahiu e ka denoncuar si antikushtetues veprimin e Berishës dhe kërkesën e tij për shkarkim dhe ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në komisionin e ligjeve.

Edhe pse Partia Demokratike tashmë ka vendosur  shkarkimin e numrit 2 te KLD, Kreshnik Spahiun, juristët deklarojnë se kjo është ligjërisht e pamundur pasi vendimi për mandatin e nënkryetarit i takon KLD-së dhe jo parlamentit. Sipas juristëve kjo lëvizje është politike për sa kohë që mungojnë arsyet ligjore.

Teorikisht, Komisioni i Ligjeve duhet pritet të shqyrtojë nismën e deputetëve të PD-së për ngritjen e komisionit hetimor. Komisioni hetimor do të ketë 3 javë kohë për të renditur shkeljet ligjore dhe kushtetuese për të cilat Kreshnik Spahiu duhet te shkarkohet. Dhe kjo nismë ndërmerret në një çast kur Spahiut i mungojnë vetëm 5 muaj nga mbarimi i mandatit si nënkryetar i KLD, dhe kur ai vetë  ka lënë të kuptohet se do të lërë postin për  t’u marrë me shndërrimin në parti të lëvizjes Aleanca KuqeZi.

Arrestohen dy binjakë për trafik droge. Hiqeshin si një person e vetëm

Ministri i Integrimit: “Është në interesin kombëtar që imigrantët mos largohen nga Italia”