in

Ministri i Integrimit: “Është në interesin kombëtar që imigrantët mos largohen nga Italia”

“Është në interes të vendit tonë që persona të familjarizuar me Italinë të mos ikin që këtu”

Romë, 18 janar 2012 – “Është padyshim në të mirë të vendit që të vazhdojnë të qëndrojnë në Itali persona që tashmë flasin italisht dhe kanë marrë një profesion”.  E ka pohuar ministri i integrimit Andrea Riccardi gjatë takimit me gazetarë në prefekturën e Reggio Calabrias pas mbledhjes mbi çështjen e imigratëve të Gioia Tauros dhe vizitës në Rosarno.

Duke kujtuarpropozimin e komisionit të çështjeve kushtetuese mbi rritjen nga gjashtë muaj në një vit të lejes së qëndrimit për kërkim pune, Riccardi ka pohuar se “nuk është vetëm vëmendje ndaj të drejtave apo mundësive të imigrantëve por edhe në interes të Italisë të mos humbasim persona që janë familjarizuar me vendin tonë”.

 

Mblidhet komisioni parlamentar për shkarkimin e Spahiut. A është e ligjshme?

Torino. Projekt për 100 kandidatë sipërmarrësish të huaj