in

Sardenjë, arrestohet 38-vjeçarja për favorizim e shfrytëzim prostitucioni

Arjeta Kabili është dënuar me 3 vjet e 11 muaj burg për  favorizim dhe të shfrytëzim të prostitucionit

Romë 24 janar 2012 – Karabinierët e Olbias kanë arrestuar dje pasdite Arjeta Kabilin, 38 vjeç, rezidente prej vitesh në qytetin sard, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Tempio Pausanias. Gruaja është dënuar me 3 vjet e 11 muaj heqje lirie për favorizim dhe shfrytëzim të prostitucionit.

Faktet për të cilat gruaja është dënuar janë të viteve 2004 e 2005 kur, sipas hetimeve, pjesëtare e një organizate kriminale, të përbërë nga shqiptarë, rumunë e italianë, detyronte gra të Europës lindore, të prostituoheshin kryesisht rrugëve të Costa Smeraldas dhe të Versilias, gjatë stinës së verës.

 

Taksa mbi lejeqëndrimit. Të hiqet ose të paktën të reduktohet menjëherë!

Ekstradohet nga Milano Basri Bejtja i dënuar me 12 vjet burg