in

Vrau dy shqiptarë në vitin 2009. Prokuroria kërkon burg të përjetshëm

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fabrizio Morandin, 35 vjeçarin nga Modena për vrasjen me paramendim të Nikolla Ekonomit dhe të Shkëlzen Allkës në shtator të 2009-tës

Kanali ku u gjet makina me trupat e dy shqiptarëve
Romë 26 janar 2012 – Prokuroria e Bolonjës ka kërkuar dënimin e Fabrizio Morandit, 35 vjeç nga provinca e Modenas, për vrasjen me paramendim të Nikolla Ekonomit, 28 vjeç, dhe të Shkëlzen Allkës, 21 vjeç, në 22 shtator të vitit 2009.

Sipas akuzës, Morandi ishte bashkëpunëtor me viktimat në trafik droge, dhe u kishte borxh atyre një shumë parash që nuk mund t’u kthente. Për këtë arsye ka organizuar vrasjen e tyre.

Dy shqiptarët u gjetën të vdekur në një makinë Fiat Punto në një kanal në Caselle Crevalcore në provincën e Bolonjës, dy javë pas vrasjes. Ekonomi ishte qëlluar me dy plumba, një pas qafe e një në ballë, ndërsa Allka me një plumb pas qafe.

Nga kontrollet e tabulateve të celularëve të viktimave dhe të Morandit, hetuesit arritën në përfundimin se ata ishin bashkë deri një orë para se makina me trupat e pajetë të shqiptarëve të hidhej në kanal. Kur është arrestuar, Morandit i janë gjetur edhe skeda telefonike e përdorur nga dy shqiptarët.

Morandi nuk e ka pranuar vrasjen, madje në gjyq ka thënë se të gjitha deklaratat i ka lëshuar sepse është ndier i kërcënuar nga policët.

Tashmë pritet që gjykata e Bolonjës për krimet e rënda të japë vendimin e saj.

Sajon sekuestrimin e grabitjen nga një bandë shqiptarësh, denoncohet

Policia gjobit invalidin në karrige me rrota për pengim të trafikut