in

Shqipëria e paralizuar nga bora

Moti i keq, i shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë vazhdon, veçanërisht në veri të Shqipërisë. Komuna të tëra mbeten të izoluara dhe rriten kërkesat për ushqime e barna

Tiranë, 12 shkurt 2012 – Reshjet e dëborës, që kanë vazhduar edhe gjatë orëve të natës, ndonëse me intensitet më të ulët, dhe temperaturat e ulëta kanë përkeqësuar situatën në të gjithë Qarkun e Kukësit. Trashësia e dëborës ka arritur në afro një metër në qytetet e Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit dhe mbi 2 metra në zonat rurale.

Prej dy ditësh reshjet e dëborës kanë izoluar thuajse tërësisht gjithë rajonin verilindor të vendit, ndërsa mbahet i hapur segmenti i autostradës Morin – Kukës – tunel. “Situata është mjaft e vështirë, në kushtet kur ende po vazhdojnë reshjet e dëborës, ndërsa përpjekje maksimale po bëhen për mbajtjen hapur të autostradës, ku lejohet nga policia vetëm lëvizja e mjeteve deri në 3,5 ton”, tha sot drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Arben Basha. Po ashtu, të kalueshme me mjaft vështirësi janë edhe akset rrugore Krumë – Qafë Prush dhe Bajram Curri – Qafë Morinë që mundësojnë lidhjen e këtyre dy qyteteve me Kosovën. Pavarësisht kësaj, lëvizja e mjeteve në këto dy akse rrugore është mjaft e vështirë edhe pse me zinxhirë.

Ndërkohë akset e tjera rrugore si Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Kukës- Krumë, Krumë- Bajram Curri janë të pakalueshme. Edhe gjatë ditës së sotme fluturimi i helikopterëve në zonën verilindore është vështirë të kryhet, për shkak të motit të keq.

Vazhdimi i reshjeve po e përkeqëson gjithnjë e më tepër situatën, ndërsa nga pushteti vendor dhe forcat e policisë u kërkohet banorëve të shmangin lëvizjet deri në rihapjen e akseve rrugore. kjo edhe për faktin se ende rreziku i rënies së orteqeve është i madh.

Ndërkohë, nga drejtuesit e komunave të izoluar prej ditësh janë rritur kërkesat për ndihma ushqimore, pasi shumë familjeve u janë në mbarim, apo u janë janë mbaruar rezervat ushqimore.

Pavia. Fle jashtë familja shqiptare me dy fëmijë

Has. Humb jetën nga i ftohti 45 vjeçari Isa Qarri