Të premten, më 17 shkurt, në orën 17.00, Grupi studentor Milosao organizon takimin me temë “Shoqëria civile shqiptare”. Në Campus Praticelli, rruga Giovanni Berghet 40, San Giuliano Terme (Pisa)
4 vjet mbas lindjes së Republikës se Kosovës, Grupi Studentor Shqiptar Milosao, çel aktivitetet e tij me një takim mbi rolin e shoqërisë civile shqiptare. Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës Kuq e Zi, dashamirës dhe studiues të Kombit shqiptar dhe studentët shqiptarë në Pisa. Nisma ka për qëllim afrimin e bashkësisë së emigrantëve në Itali dhe përfshirjen e saj në debatet mbi proceset kombëtare.
Relatorët e këtij takimi do të jenë:
Giovanni Armillotta, albanolog, docent i Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Pizës
Liburn Aliu, aktivist i “Lëvizjes Vetëvendosje” si dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Iliada Korçari, aktiviste dhe përfaqësuese studentore e Lëvizjes Vetëvendosje, dega Tiranë
Xherri Hajdarkolaj, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi, dega Toscana
Ledjan Prifti, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi, dega Romë
Adem Aliu, aktivist i shoqatës Vatra Çamëria Prato-Pistoia
Aktiviteti do të pasurohet me një ekspozitë fotografike “Shqipëria dje dhe sot – Jeta e një populli e përjetësuar në art e fotografi” dhe do të shoqërohet me një koktej me pjata të kuzhinës shqiptare.