in

Kryqi i Kuq: “Ndihmoni banorët e izoluar nga bora në veri të vendit”

Duke parë përmasat e katastrofës që po shkakton moti i keq veçanërisht në veri të vendit, Kryqi i Kuq Shqiptar u bën thirrje të gjithëve për solidaritet. E nëse në degët e Kryqit të Kuq në Shqipëri mund të dhurohen edhe ushqime, emigrantët mund të japin ndihmesën e tyre duke dhënë para në llogaritë rrjedhëse të vëna në dispozicion

Tiranë, 15 shkurt 2012 – Kryqi i Kuq Shqiptar, me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, në përmbushje të misionit të tij humanitar, për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe të ftohtit e acartë, ka filluar një operacion ndihme për 1.000 familje në zonat e bllokuara nga dëbora.

Përmes një njoftimi për shtyp, Kryqi i Kuq Shqiptar bën të ditur se, “deri tani janë lëvruar ndihma për rrethin e Kukësit, të Shkodrës, të Dibrës dhe të Librazhdit me nga 50 racione familjare për secilin prej tyre”.

Duke marrë në konsideratë përmasat e katastrofës dhe kërkesat në rritje për ushqime, Kryqi i Kuq Shqiptar ka filluar të mërkurën në të 39 degët e veta, një fushatë kombëtare për mbledhje fondesh dhe mallrash për banorët e zonave të izoluara.

Kryqi i Kuq u bën thirrje për solidaritet të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që t’u bashkohen përpjekjeve të tij për zbutjen e pasojave të rënda të motit të keq te njerëzit më në nevojë.

Ndihmesa qytetare është e mirëpritur në të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në mbarë vendin dhe mund të konsistojë në ushqime (miell, makarona, fasule, oriz, vaj, sheqer) dhe në batanije.

Për kontributet në të holla, që mund të japin edhe shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, koordinatat bankare janë të mëposhtmet, që të gjitha në emër të Kryqit të Kuq Shqiptar:

Llogaritë në Raiffeisen Bank

LEK: 0100000135 – IBAN: AL33202110130000000100000135
EURO: 8020000135 – IBAN: AL84202110130000008020000135
USD: 8030000135 IBAN-AL69202110130000008030000135
CHF: 8010000135 IBAN-AL02202110130000008010000135
SWIFT Code – SGSBALTX

Llogaritë në Banka Credins

LEK: 105090
EURO: 0000113576
USD: 178640 IBAN-AL19212110160000000000178640
SWIFT Code – CDISALTRXXX

Nëse një shqiptar apo ndërmarrje në Itali do të dëshironte të niste para në ndihmë të familjeve të izoluara në veri të Shqipërisë mund të zgjidhte, për shembull, të bënte një urdhërxhirim parash nga banka e tij (bonifico) duke dhënë si koordinata bankare ato të llogarisë në euro të bankës Raiffeisen e duke plotësuar formularin bankar si më poshtë:

Importo: shuma që mendoni të dërgoni
Koordinate bancarie destinatario: këtu vini kodin IBAN të llogarisë: IBAN: AL84202110130000008020000135
Intestato a: këtu shkruani Kryqi i Kuq Shqiptar
Causale: mund të thoni dy fjalë për ç’arsye i jepni këto para. Për shembull, “Ndihmë për familjet i izoluara nga dëbora”

Në Pisa për të festuar pavarësinë e Kosovës duke folur mbi rolin e Shoqërisë civile shqiptare

Rritet racizmi online. UNAR: “Vigjilencë maksimale”