Ndoshta është ndier keq natën teksa ka ndërruar një rrotë
Romë, 22 shkurt 2012 – Të ulur në makinë me kokën të varur përpara e pa jetë. Kështu e kanë gjetur agjentët e policisë municipale 21-vjeçarin Fation Kapaj, të vdekur gjatë natës në rrugën Codalunga.
Djali, i vërejtur nga agjentët e angazhuar në kontrollet kundër prostitucionit, ishte i ulur në ndenjësen e shoferit dhe i përkulur përpara dukej sikur po kërkonte diçka në tapetin e makinës. E meqë nuk lëvizte, policët i janë afuar makinës e kanë zbuluar se ishte i vdekur. Duket se djali sapo kishte ndërruar një rrotë të makinës, ndaj mendohet se mund të jetë ndier keq për shkak të mundimit dhe kjo t’i ketë shkaktuar vdekjen e papritur. Megjithatë vetëm autopsia do të sqarojë pse ka humbur jetën djali i ri.