in

Eurovizion boton videoklipin zyrtar të këngës përfaqësuese të Shqipërisë, “Suus”

Është botuar on-line video-klipi zyrtar i këngës Suus e interpretuar nga kosovarja Rona Nishliu që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, Eurovizion.

Për regjistrimin e këngës u punua në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i këngës u bë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.

Këngëtarja nga Kosova do të performojë në shqip gjatë natës së parë të festivalit, më 22 maj, së bashku me përfaqësuesit e Rumanisë, Greqisë, Rusisë, Belgjikës, Hungarisë etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.

Lexo edhe:

Arrestohet në Durrës 48-vjeçari i dënuar nga gjykata e Riminit për abuzim mbi të mitur

Në Parmë gratë e ‘Scanderbegut’ festojnë 8 marsin – Photogallery