in

Taksa mbi shtëpinë kryesore. Gati për barrën e re?

IMU, taksa e re mbi shtëpinë, do të godasë të gjithë pronarët, por ndryshon nga komuna në komunë. Barrën më të rëndë e kanë ata që jetojnë në Romë: po të mos kenë fëmijë në ngarkim, do të paguajnë mbi 500 euro në vit

Romë, 24 mars 2012 – Kush ka ardhur në Itali për një jetë më të mirë dhe ia ka dalë të blejë shtëpinë, ka arritur padyshim shumë. Por duhet të përgatitet edhe për ndonjë risi të hidhur, sepse mbi shtëpinë që ka blerë, nga ky vit do t’i duhet të paguajë një taksë që mund të jetë edhe shumë e lartë.

Dekreti “salva Italia” i miratuar nga qeveria për të mbledhur para në arkat e shtetit, ka futur një taksë të re, Tatimi Municipal Unik mbi pasurinë e patundshme. Për banesën kryesore (që për pjesën dërrmuese të pronarëve është edhe e vetmja pasuri e patundshme) është 0,4% e të ashtuquajturës “rendita catastale” (e ardhur vjetore që përllogaritet mbi vlerën kadastrale të banesës), që shënohet në aktin e shit-blerjes, e rivlerësuar me 5% dhe e shumëzuar me 160.

Komunave, për më tepër, u jepet mundësia të ngrenë atë 0,4% deri në 0,6%. Dhe po të mbajmë parasysh shkurtimet e financimeve që kanë pësuar, do të jenë të shumta ato që do të shfrytëzojnë këtë mundësi. Sidoqoftë parashikohet për të gjithë pronarët një zbritje me 200 euro: kështu, nëse IMU është 300 euro, do të paguhet vetëm 100. 50 euro të tjerë do të zbriten për çdo fëmijë në ngarkim, që bashkëjeton dhe është nën 27 vjeç.

Sindikata UIL ka bërë disa përllogaritje, duke dalë në përfundimin që taksa e re mbi shtëpinë kryesore do të kushtojë mesatarisht, për një familje pa fëmijë në ngarkim, 133 euro. Por kjo është vlera mesatare, pasi situata ndryshon ndjeshëm nga një komun në tjetrën siç mund të vërehet në tabelën e mëposhtme, që sjell simulimin e bërë në 21 qytete të ndryshme duke marrë si referim një shtëpi prej 90 metrash katrorë, të nivelit mesatarisht të ulët, në një zonë gjysmëqendrore.

Barra është më e rëndë në Romë, ku do të paguhen mesatarisht 411,47 euro me maksimumin që arrin në 511,47 euro nëse familja nuk ka bij në ngarkim dhe 311,47 euro për një familje me 4 fëmijë në ngarkim. Nuk e kanë shumë më të lehtë në Milano, ku mesatarja është 376,77 euro, që shkon nga 476,77 për një familje pa fëmijë në 27,77 për një familje me 4 fëmijë në ngarkim. Taksa është e rëndë edhe në Bolonjë: mesatarisht 359,41 euro që arrijnë në 459,41 për familjen pa fëmijë, e zbresin në 259,41 për një familje me katër fëmijë në ngarkim.

Ngushëllimi i vetëm është që IMU do të mund të paguhet me këste. I pari brenda 16 qershorit, i dyti brenda 16 dhjetorit.

Elvio Pasca

IMU (në euro) për shtëpinë e parë

Qyteti

Pa fëmijë

Me 1 fëmijë në ngarkim

Me 2 fëmijë në ngarkim

Me 3 fëmijë në ngarkim

Me 4 fëmijë në ngarkim

AOSTA

242,51

192,51

142,51

92,51

42,51

TORINO

194,79

144,79

94,79

44,79

0

GENOVA

212,13

162,13

112,13

62,13

12,13

MILANO

476,77

426,77

376,77

326,77

276,77

BOLZANO

289,95

239,95

189,95

139,95

89,95

TRENTO

271,14

221,14

171,14

121,14

71,14

VENEZIA

147,15

97,15

47,15

0

0

TRIESTE

242,51

192,51

142,51

92,51

42,51

BOLOGNA

459,41

409,41

359,41

309,41

259,41

ANCONA

99,35

49,35

0

0

0

FIRENZE

337,94

287,94

237,94

187,94

137,94

PERUGIA

12,58

0

0

0

0

ROMA

511,47

461,47

411,47

361,47

311,47

L’AQUILA

45,99

0

0

0

0

NAPOLI

242,51

192,51

142,51

92,51

42,51

CAMPOBASSO

62,73

12,73

0

0

0

BARI

216,48

166,48

116,48

66,48

16,48

POTENZA

55,97

5,97

0

0

0

CATANZARO

32,12

0

0

0

0

PALERMO

99,35

49,35

0

0

0

CAGLIARI

30,37

0

0

0

0

Përpunimi i të dhënave UIL sipas të dhënave të Agjencisë së territorit e siteve internet të komunave

Livia Turco (PD): “Të shfuqizohet ligji Bossi-Fini”

Falsifikojnë pasaportat biometrike. Arrestohen 4 persona, kërkohen dy të tjerë