in

Falsifikojnë pasaportat biometrike. Arrestohen 4 persona, kërkohen dy të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona e kërkon dy të tjerë më akuzën e falsifikimit të dokumenteve, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike

Tiranë, 24 mars 2012 – Me anë të operacionit policor të koduar “Aplikantja”, forcat e rendit u kanë vënë prangat 4 personave, dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë. Të gjashtë akuzohen për falsifikim të dokumenteve, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Tiranës janë arrestuar Luan Tetaj, 40 vjeç, Qëndrim Beqaj, 22 vjeç, Fatlinda Tetaj, 18 vjeç dhe Pranvera Lika ,62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë, të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.

Po kështu, policia tha se po të njëjtit shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t`ia shisni disa kosovarëve.

Sipas verfikimeve të bëra nga policia duket se grupi nuk ka mundur dot ta çojë deri në fund punën e tij.

Taksa mbi shtëpinë kryesore. Gati për barrën e re?

Albania, meta culturale e turistica tutta da scoprire