in

Autoriteti portual ndalon tragetin, 200 pasagjerë prej 24 orësh të bllokuar në Brindisi

Për shkak të problemeve që kompania detare Agoudimos Lines ka me portin e Brindisit, mbrëmë është ndaluar lundrimi i Ionian Spirit drejt Vlorës. Rreth 200 pasagjerë mbeten të bllokuar në port e shpresojnë të nisen sot në darkë

Romë, 27 mars 2012 – Rreth 200 pasagjerë, kryesisht shqiptarë, vazhdojnë të jenë të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në portin e Brindisit, pas masës së sekuestrimit që është marrë ndaj tragetit “Ionian Spirit” të kompanisë Agoudimos Lines nga autoriteti portual, për shkak të një borxhi të papaguar perj 300 mijë eurosh.

Kjo situatë pritet të marrë fund sot në mbrëmje, kur pasagjerët mund të udhëtojnë drejt Vlorës me një traget tjetër.

Trageti me 200 pasagjerë, mes tyre gra dhe fëmijë duhet të ishte nisur nga Brindisi për në portin e Vlorës, që të hënën rreth orës 23:00. Të gjithë pasagjerët janë detyruar të kalojnë natën në bordin e një trageti tjetër, “Red Star 1” , në pritje të zhbllokimit të situatës.

Pak para nisjes së “Ionian Spirit” është njoftuar se Gjykata e Brindisit, me kërkesë të Autoritetit Portual, ka urdhëruar konfiskimin e tragetit “Ionian Spirit”, anije që lidh qytetin puljez me portin e Vlorës. Kjo masë ka ardhur pas mospagimit të shumës që kompania i detyrohet Entit portual vetëm për këtë traget, pa llogaritur anijet e tjera të kompanisë.  

Autoriteti Portual u ka kërkuar ndjesë pasagjerëve për situatën e krijuar dhe për orët e pritjes, duke shtuar se, ka qenë i detyruar të marrë këtë masë ndaj “Ionian Spirit”, pasi kompania Agoudimos Lines për vite me radhë nuk ka respektuar dispozitat ligjore.

Marsida Koni: “Jeta pa muzikë nuk ka kuptim, është si një zjarr pa ngrohtësi”

Alo? Numri Jeshil?