in

A jua kanë dorëzuar CUD-in?

Çdo i punësuar, me kontratë me afat të caktuar ose të përhershëm, çdo vit rreth muajit mars, duhet të marrë nga punëdhënësi, “Certifikatën Unike të të Ardhurave nga puna e varur”, italisht Certificazione Unica dei redditi di lavoro dipendente, të ashtuquajturën “CUD”

Çfarë është CUD
dhe si përdoret për deklarimin e të ardhurave

Çdo punonjës merr një pagesë neto, pasi janë mbajtur kontributet për pensionin dhe  sigurimet shoqërore, të cilat punëdhënësi i  ia paguan drejtpërsëdrejt Inps-it.

Por këto kontribute nuk përfshijnë pjesën që seicili person duhet të paguajë si taksë dhe tatim për të përfituar nga shërbimet që shteti  ofron nëpërmjet zyrave të tij publike (shkollat, spitalet, bashkitë, etj.).

Sipas ligjit italian, kushdo që ka të ardhura në Itali, nga punësimi ose vetëpunësimi, është i detyruar çdo vit të paraqesë deklaratën e të ardhurave, nëpërmjet së cilës i deklaron shtetit fitimet për atë vit. Në raport me të ardhurat e fituara është i detyruar të paguajë taksat në përputhje me përqindjet e përcaktuara nga ligji. Sigurisht që sa më të larta të jenë të ardhurat, aq më shumë taksa i duhen derdhur shtetit.

Për të punësuarit, tatimet paguhen paraprakisht çdo muaj nga punëdhënësi përmes mekanizmit të mbajtjes së shumave nga borderoja (busta paga). Prandaj është e rëndësishme, për këtë arsye, që në fillim të çdo marrëdhënieje pune, punonjësi ka të drejtë të deklarojë nëse ka apo jo të drejtë të përfitojë nga lehtësimet e parashikuara me ligj për pagimin e tatimeve. Për shembull duhet të deklarojë nëse ka bashkëshort/e apo fëmijë në ngarkim, nëse ka ose ka pasur të ardhura të tjera.

Çasti i lëshimit të CUD-it

Të punësuarit, me kontratë me afat të caktuar ose të përhershëm, çdo vit rreth muajit mars, duhet të marrin nga punëdhënësi, “certifikatën unike të të ardhurave nga puna e varur”, e ashtuquajtura “CUD”, një dokument që vërteton shumat e paguara punonjësit gjatë vitit dhe ato të paguar ndaj shtetit për kontributet.

Ky dokument duhet të dorëzohet nga punëdhënësi brenda 28 shkurtit të vitit që pason atë kur janë kryera pagesat që duhet të vërtetohen. Nëse marrëdhënia e punës është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes ose shkarkimit, punëdhënësi ka detyrimin ta dorëzojë dokumentin brenda 12 ditësh, me kërkesë të punonjësit.

Në dokumentin CUD, pasqyrohen të gjitha pagat e dhëna gjatë vitit, mbajtjet nga rroga të kryera nga punëdhënësi dhe lehtësimet e  mundshme të bëra në bazë të gjendjes personale të punëtorit. Për më tepër, në CUD  pasqyrohen kontributet për pensionin dhe për   sigurimet shoqërore të paguara ose që i duhen rimbursuar të punësuarit.

Duhet ditur se në rast se punonjësit nuk ka të ardhura të tjera, përveç pagës që i jep punëdhënësi, nuk është i detyruar të paraqesë deklaratën e të ardhurave. Kjo vlen vetëm në qoftë se keni një punëdhënës të vetëm, sepse, në rast të kundërt, duhet të paraqitet deklarata e të ardhurave.

Nëse punonjësi nuk është i detyruar, për arsyet e përshkruara më sipër, të paraqesë deklaratën e të ardhurave, mund të vendosë ta bëjë atë për të përfituar nga lehtësimet e mëtejshme mbi taksat që duhet të paguajë, për shembull nëse ka pasur shpenzime për kura mjekësore, për punime rregullimi të banesës, apo interesat e paguara për kredinë e shtëpisë.

Në këto raste, mund t’i drejtoheni një zyre CAF (Qendër Asistence Fiskale)  ose një konsulenti të kualifikuar që do t’ju ndihmojnë në përpilimin e deklaratës, të modelit 730 ose të Modelit Unik. Ju kujtojmë se afati i fundit për dorëzimin varet nga me lloji i modelit të zgjedhur, por në përgjithësi, për vitin 2012, afati është nga qershori deri në korrik.

Av. Mascia Salvatore

In italiano: Avete già ricevuto il CUD?

Taksa më të larta, rroga më të ulëta

I akuzuar për violencë seksuale për një të puthur, gjykata e nxjerr të pafajshëm