in

Grimca: Ndërron jetë e shoqja e Aldo Moros

Romë 19 korrik 2010 – Dje ka ndërruar jetë në Romë, Eleonora Chiavarelli, e veja e Aldo Moros, demokristiani burrë shteti, i sekuestruar e më pas i ekzekutuar nga Brigadat e Kuqe. Ishte 94 vjeçe. Ndër organet e shtypit, e vetmja e përditshme që sot jep lajmin është Corriere della Sera, që kujton edhe qëndrimin e mbajtur nga zonja Moro (“Noretta”, siç e quante i shoqi në letrat që i niste ndërsa mbahej peng) në periudhën e pengmbajtjes, në përpjekje për të çarë “frontin e linjës së vendosmërisë” dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje që të çonte drejt lirimit të udhëheqësit demokristian.

Lexo edhe: Aldo Moro, 55 ditët që tronditën Italinë

Në Dom, një ditë pas gjëmës

Aldo Moro, 55 ditët që tronditën Italinë